Klevis Balliu: Paketa “Antishpifje” hapi i radhës i narkokryeministrit për konsolidimin e narkodiktaturës

Nga Klevis Balliu

PAKETA ANTISHPIFJE ËSHTË DEKRETIMI I NARKODIKTATURËS RAMA

E ashtuquajtura paketa antishpifje është hapi i radhës i narkokryeministrit për konsolidimin total të narkodiktaturës.

Kjo paketë kurrsesi nuk mund të ketë lidhje me shpifjen pasi ai që e promovon është fabrikuesi më i madh i shpifjeve në ERTV, duke kujtuar këtu aeroportin e Kuksit që nuk u bë apo kur deklaroj se negociatat me Be u hapën me datë 26.06.2018.

Një arsye tjetër pse kjo paketë ska lidhje me shpifjen është fakti që aktualisht ka një ligj për shpifjen nëpërmjet të cilit narkokryeministri ka fituar miliona në narkogjykatat kundër gazetarëve që e kanë denocuar për narkoaferat e tij korruptive.

Rjedhimisht kjo paketë nuk ka lidhje me shpifjen por me denocimet dhe raportimin e këtyre denoncimeve në portalet e shumta që narkokryeministri Rama nuk i kontrollon dot.

Praktikisht Rama i quan këto denoncime për hapje paniku dhe shpifje që nënkupton propagandë kundër pushtetit, pra neni 55 i komunizimit për agjitacion propagandë, me të cilin u dënuan e pushkatuan qindra mijëra qytetarë shqiptarë.

Fakti është ky, nëse ky ligj do të ishte bërë 1 vit më parë afera korruptive e Unazës nuk do të kishte dalë kurrë po ashtu nëse ky ligj do të ishte bërë 1 vit me parë Agim Kajmaku sot nuk do të ishte në arrati por në bashki si kryetar i saj dhe e njëjta gjë vlen dhe për Valdrin Pjetrin.

Nëse ky ligj do të ishte bërë 1 vit më parë shumë skandale të narkoqeverisë nuk do kishin dalë kurrë në dritë.

Dhe duke parë se janë të pandalueshme denoncimet e guximtarëve denoncues, narkoqeveria i paraprin dhe denoncimet për narkovjedhjet që po bëhen dhe do vazhdojnë të bëhen me rastin e termetit i cili faktoj se narkokryeministri Rama ka vjedhur çdo centez të mundshëm madje edhe paratë për qent që shërbenin për të gjetur viktimat nën rrënoja.
Po ashtu vjedhjet do vazhdojnë tek fondet dhe dështimet e tyre për moskompensimin e qytetarëve nga kjo fatkeqësi si pasojë e narkovjedhjeve të narkokryeministrit Rama është e sigurtë.

Ndaj për ti parapri këtyre denocimeve narkoqeveria përshpejtoj narkopaketën e antishpifjes që do të prodhojë shpifje të pafund kundër gazetarëve dhe qytetarëve.

Narkopaketa e antishpifjes kërkon të mbyllë gojën e denoncuesve diku në media dhe në narkogjykata të kontrolluara nga vetë narkokryeministri që tani konsolidone duke dekretatuar me narkopaketën e antishpifjes narkodiktaturën e tij.

SHKARKO APP