Klonohen tek ne Palermo, Siçili e Napoli. Borsselino e Falcone ne nuk kemi

Nga Basir Çollaku –
Palermo, Siçilia, Napoli, janë binjakët e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës, sot në garën elektorale. Shikoni te supervotuarit e majtë. Janë vitrina e grupeve të armëve dhe drogave.

Kush ka qenë në terren e di me emra konkrete. Unë kam qenë në terren, në jo pak vende. Ajo që ka ndodhur nuk njihet as 10 përqind. Nëse dikush kujton se ata e pyesin Edi Ramën, thjeshtë e keni gabim. E urdhërojnë. E kanë të punësuar. Diplomatët e dinë. Çunat problematikë u kanë bërë karshillëk dhe delegacioneve të tyre nëpër qendra votimi. Ata duan stabilitet të tokës jo të njerëzve. Një i vrarë për ta është një fjali qortimi për standardet, jo një superdosje kush është banda pas këtij aksioni kriminal. Sepse janë njohur. Kamerat i kanë pasur. Nuk është platformë. Pranë qendrave të votimit ka pasur arsenal armësh dhe përdoruesish të thekur. Ambasadorët e dinë, por nuk kanë interes. Por ne kemi. Ne do të përballemi. Ata ikin gjezdisin tutje pas një mandati. Ne kemi mandat të përjetshëm Shqipërinë. Njerëzit shohin tallava nëpër ekrane, media ku ka hyrë krimi si aksioner, pastaj shkojnë në shpi e kanë frikë të dalin edhe nëpër lagje. Për këtë nuk i kërkojnë llogari Edi Ramës, licensuesit e tyre, por shajnë opozitën se, nuk i hoqi qafe kur vetë përkulin kurrizin. Një njeri dhe një parti nuk i mposht dot një shoqëri bashkë po, ju e dini Ndranghetën fjalë, ata që e përdorin dhe përdoren prej saj, e dinë ferrin që konsumohet. Kur të shohim eksodin e fundit shfarosës nuk do të ketë vend për pendesë.

Ne fatkeqësisht nuk kemi Borsselino e Falcone.

Më e keqja sapo ka filluar. Këtë vend e stabilizon destabilizimi.

SHKARKO APP