Klouni politik, travesti

Nga Kastriot Islami

Janë paguar 80 mijë dollarë që Rama të bëjë një foto me Obamën…Burimi ende nuk është zbuluar, por dy qytetarë amerikanë janë ndëshkuar nga drejtësia amerikane, njëri shqiptaro-amerikan dhe tjetri greko-amerikan.

Dyshohet për implikim në këtë çështje edhe një person tjetër shqiptaro-amerikan.

Madje shkohet edhe më larg, në media është deklaruar nga disa personazhe amerikanë se hetimi i FBI mund të shtrihet edhe ndaj Edi Ramës, veçanërisht për të zbuluar burimin e parave të paguara në fushatën presidenciale të vitit 2012.

Hetimet janë bërë nga FBI, ndërkohë që nga media mësohet se akuza mesa duket ka të bëjë me shkeljen e ligjit amerikan për përdorimin e parave/sponsorizimeve të ardhura nga jashtë SHBA në fushatën presidenciale.

Nuk ka asnjë dyshim, për më tepër kjo është deklaruar edhe nga avokati i greko-amerikanit tashmë të dënuar, se ky veprim në dhunim të ligjit amerikan është kryer në favor të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të bërë një foto me presidentin amerikan Obama, në atë kohë kandidat në zgjedhjet e vitit 2012.

Për më tepër Edi Rama e ka tundur këtë foto në fushatën zgjedhore të vitit 2013 si mbështetje që vinte nga presidenti amerikan Obama ndaj kandidaturës së tij. Ndërkohë që në zgjedhjet e vitit 2016, Edi Rama, ka ndërhyrë në mënyrë të pamoralshme në fushatën presidenciale amerikane duke e cilësuar kandidatin republikan Donald Trump si ‘turpin e njerëzimit’, madje duke i kërkuar votuesve amerikanë të mos votojnë për një kandidaturë të tillë.

Pra, dyshohet në mënyrë të arsyeshme se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka shkelur në mënyrë tinëzare në vitin 2012 ligjin amerikan për sponsorizimin e fushatës presidenciale në SHBA dhe ka ndërhyrë në mënyrë sharlataneske në fushatën presidenciale të SHBA më vitin 2016 duke etiketuar negativisht njërin nga kandidatët për president.

Në njërën nga pistat dyshohet po ashtu në mënyrë të arsyeshme se shuma prej 80 mijë dollarësh ka prejardhje nga Shqipëria; në fakt ky dyshim i arsyeshëm duhet hetuar e gjykuar edhe nga FBI edhe nga sistemi shqiptar i drejtësisë.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë ngrihet me të drejtë dyshimi i dyfishtë se cili është personi që ka paguar këtë shumë dhe përse kjo shumë nuk është deklaruar apo përse ky veprim nuk është bërë transparent:

Së pari, mbetet të sqarohet nëse ‘burimi i vërtetë’ është direkt Edi Rama dhe në këtë rast shtrohen disa pyetje e do të ngriheshin disa dyshime:

i) a ishte në dijeni Edi Rama se po shkelte ligjin amerikan dhe ii) përse nuk e ka deklaruar këtë shumë në deklarimin e pasurisë për vitin 2012 dhe për rrjedhojë me këtë veprim po shkelte ligjin shqiptar.

Së dyti, ‘burimi i vërtetë’ do të ishte ndonjë mik i klientelës së Ramës dhe në këtë rast Rama duhet të sqarojë

i) cili është emri i këtij miku që ka marrë përsipër të paguajë 80 mijë dollar për foton e Ramës me Obamën;

ii)se çfarë përfitimesh në kompensim kishte marrësi premtim miku i tij në shkëmbim të shumës prej 80 mijë dollarësh që Rama të siguronte foton me Obamën,

iii) nëse miku i tij ishte në dijeni se po shkelte edhe ligjin amerikan edhe ligjin shqiptar e se mundet që një ditë kjo çështje të hetohej dhe së fundmi,

iv) çfarë bisedash konficenciale janë zhvilluar midis Edi Ramës dhe 3 qytetarëve amerikanë, dy prej të cilëve tashmë të dënuar nga gjykata amerikane.

Por publikun e thjeshtë dhe votuesin shqiptar, krahas investigimeve të FBI është me interes të sqarohet po ashtu:

A është e vërtetë se Rama është futur në këtë darkë sponsorizmi si ‘gruaja e Bilal Shehut’ për të bërë foton me Obamën… Kjo pjesë komike e ngjarjes ka interes të zbardhet për të kuptuar gravitetin e sjelljes së personazhit që prej disa vjetësh gjendet në majë të drejtimit të vendit dhe për më tepër për të zbuluar sesa i ulët moralisht është ky akt…

Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë me të drejtë mund të nxirrej përfundimi se vendin e drejton një Klloun Politik Travesti, gjë që pasqyrohet me humor në karikaturën e sotme, të cilës i mungon vetëm vathi në vesh…

SHKARKO APP