Koço, socialisti i racës
Çdo qenie njerzore permban me shume se 50 trilion qeliza. Çdo minut vdesin qindra milion syresh dhe po aq lindin përmes proçesit të ndarjes së qelizës… Disa prej tyre si qelizat e bardha të gjakut vdesin pas disa oresh jete. Ndërsa te tjerat mund të rojnë sa vete jeta. Këtu hyjne edhe qelizat e racës, që më vone u rriten e u bënë socialistë të racës.
Përfaqesuesi bio i kësaj race të paster te socialisteve te Jugut, quhet Koço Kokëdhima!
Po ndalem pak te ky personazh.
Qe tja vleje ndalesa duhet te deftesh per autorin. Autori i percaktimit “socialist race”, z.Koco Kokdhima, per Ju socialiste “te races” dhe te natyralizuar, qe nuk e njihni, kerkohet te merni ca njohuri fillestare.
Shoku Koco, ka punuar pas viteve 80 ne Komitetin e Rinise se Fierit. Sekretar i pare i BRPSH-se i rrethit. Antar i byrose se forumit me te larte te rinise komuniste te kohes: KQ i BRPSH. Nje aktiviste i gjalle e profesionist ne edukimin e rinise me mesimet e M-L e shokut Enver.
Me pas, kur filluan levizjet per me shume demokraci, e u rrezuan bustet, shoku Koco ne krye te grupeve antibuste, hodhi Enver Hoxhen ne lumin e Gjanices dhe erdhi e u fsheh ne zyrat e KQBRPSH ne Tirane. Atje fjeti me nete te tera. Ne zyren e nje Sekretari, sot Kryetar i nje shoqate Biznesi i zbardhte mengjezet. Shoket e rinise, ku futem dhe une, i dergonim byrek per tu ushqyer ilegalit “antirace”. Ai nuk u zbulua nga Sigurimi e Garda e kohes.
Nuk besohej vertete se si ky militant rinie do rrezonte bustin e Enverit dhe njehersh do strehohej po ne godinen qe ishte “shtepia e Enverit”!!! Maskimi ishte ekselent!
Do kalonin dite, dhe Koço me bindje te konservuara komuniste, do vazhdonte punen me rinine, tashme pluraliste duke administruar shtepite e rinise, te kthyera ne shpi bixhozi nga kompania “Iliria Holding”.
Me tej aktiviteti i Tij vijon ne biznese, deri sa erdhi me doren e ngrohte te Partise, ne podiumin e Rilindjes ne Vlores, si socialist race.
Rilindas!
Qelizat e trashëguara, shoku Koco i pllenoi dje mes jush, në pallatin e sportit, duke ju pagëzuar edhe Ju “Socialistë Race”.
Ta trashegoni racen e re.
Ylli Dylgjeri