Komedia revolucionare e vjedhësve

Përfundimi që filozofi Putman nxjerr nga eksperimenti i tij për mendimin është që, të menduarit, nuk është thjesht ‘në kokë’: të mendosh është të qëndrosh në një relacion kompleks me gjërat jashtë nesh, se këto gjëra luajnë një rol aktiv në furnizimin me përmbajtje të mendimeve tona.

Kjo është e vërteta edhe për mendimin e gjendjes sonë në këto momente: abuzuesit që mohojnë Reformën në Drejtësi me pretekste, harrojnë se shqiptarët tani e dinë se, mendimi i pushtetarëve është brenda kokës së tyre dhe nuk ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, por thjeshtë me shpëtimin ose rrëshqitjen që këta duan t’i bëjnë ndëshkimit për vjedhjen që i kanë bërë shqiptarëve gjatë abuzimit me pushtetin.

Ish-ministrat e Partisë Demokratike, dhe një Kryetar qesharak Parlamenti, janë bërë “qaramanë” që as vetë nuk e dinë sesi do të shpëtojnë; por vetëm të mos lejojnë ecjen e Reformës. Por kot e kanë, sepse, edhe pse duan ta frenojnë, nuk i dalin dot ballazi kundër ambasadorit amerikan dhe politikës amerikane, e cila po thekson hapur se: drafti i reformës është shkruar nga ata. Është për të qeshur, në funksion të kohës që po vjen, por është për të qarë kur mendon se këta abuzues i kanë zgjedhur shqiptarët me votë.

Nuk ka gjendje më të rëndë për një shoqëri të kohëve modernë kur, vetë, me vullnetin e vet, nga pasioni apo padija, ajo zgjedh injorancën dhe hajninë për ta qeverisur. Kjo është edhe fatkeqësia aktuale e shoqërisë sone. Dhe shiheni sesi, një sërë individësh të votuar, nuk dëshirojnë zhvillimin dhe prosperitetin e popullit të tyre.

Sot shqiptarët kanë vetëm një shpresë për të shpëtuar nga makthi i varfërisë dhe gjendjes së rëndë që i rrethon – anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kurse këta politikanë nuk duan të zbatojnë kushtin e vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, sepse drejtësia i ndëshkon si abuzues. Në fakt, kjo është një tragjikomedi, por që unë e shoh që po i vjen fundi.

Ata nuk e ndalojnë dot procesin ndëshkues kundër tyre. Vetëm një budalla nuk e kupton se, reforma në drejtësi që po kërkohet, dhe që do të kryet, ka të bëjë drejtpërsëdrejti me ndëshkimin e vjedhësve të vlerave matëriale të popullit. Kurse, vjedhësit, mendojnë se me “heroizëm” do të shpëtojnë veten dhe gjënë e vjedhur.

Është komedi në këtë rast. Ne jemi në një histori kur, sapo është identifikuar krimi, që ka qenë një tragjedi shoqërore për të gjithë shqiptarët…

Dhe, po vjen ndëshkimi i sigurt, Por, ndërkohë, ka filluar si ide edhe “revolucioni i vjedhësve”, që kërkojnë që, me forcën e popullit të vjedhur, të shpëtojnë vjedhjet e tyre. Kjo, pra, është vetë komedia: hajduti i kërkon të vjedhurit ta ndihmojë që të ruajë gjënë e vjedhur. Kurrë nuk ka për të kaluar më në jetën shoqërore, një komedi e tillë në Shqipëri.

Por, duke qenë i sigurt se, gjithçka ka marrë fund për vjedhësit, le të shijojmë komedinë e tyre revolucionare, e cila, keni për ta parë se do të vijojë edhe për ca kohë.

Unë them se do të kënaqemi me këtë komedi, sepse abuzimi do të ndëshkohet…nuk ka rrugë tjetër; dhe, ata që do përpiqen ta frenojnë, do të jenë, pa dyshim, aktorët e kësaj komedie. Politika perëndimore e ka vendosur…shqiptarët kanë nevojë për zhvillim…prandaj, ndëshkimi është në pragun e vet…por, një ndëshkim me rrathë, sigurisht. Qe, nuk mendoj se ka ngjashmëri me rrathët e Ferrit Dantesk

SHKARKO APP