Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koronavirusi nuk është apokalipsi, ashtu sikurse po cilësojnë në mbarë botën. Por një rrezik më shumë!

Forum E diel, 15 Mars 2020 10:19
Koronavirusi nuk është apokalipsi, ashtu sikurse po cilësojnë në mbarë botën. Por një rrezik më shumë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Deutsche Welle

Një virus po sillet rreth botës. Orë pas ore numri i të infektuarve rritet. Paniku po përhapet. Por kjo nuk ndihmon. Në krizë duhet bërë më e mira e mundshme: të nxirren mësime, mendon Sabine Kinkartz.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Janë gjëra të vogla, që këto ditë flasin më shumë për gjendjen e republikës sonë, se çdo gjë tjetër. Një e-mail p.sh, në të cilin drejtori i shkollës së djalit tonë u komunikon prindërve, atë që ka lexuar në faqen e internetit të Tagesschau (edicioni televiziv i ARD). Që kryebashkiaku i Berlinit ka shpallur mbylljen e shkollave. Por më shumë ai nuk mund të na thotë, shkruan drejtori i shkollës, sepse informacionin zyrtar nga ana e shtetërore ende nuk e ka marrë. “Me sa duket drejtuesit e shkollave nuk duhen informuar”, shkruan ai me ironi po në një farë mënyre edhe pa ditur se ç’mund të bëjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjermania është një shtet me organizim federal. Ka qeverinë qfederale, Bundesregierung, dhe qeveritë e 16 landeve të federatës. Landet kanë të drejtën e bashkëvendosjes, nëse duhet marrë vendim. Në disa fusha të politikës, si p.sh. në politikën e arsimit, qeveritë e landeve kanë madje të drejtë të vendosin vet, se çfarë të bëjnë apo të mos bëjnë. Madje kur bëhet fjalë për shëndetësinë, përgjegjësia kalon deri tek niveli i tretë, pra i delegohet nivelit lokal.

Gabim në sistem?

Kjo do të thotë, që në Gjermani nuk drejtohet e vendoset vetëm nga një pikë qendrore. Në këtë mënyrë duhet diskutuar dhe vendosur. Në krizën e Corona-s del në pah njëri apo tjetri defekt në sistem. Ndoshta tani për tani nuk mund të ndryshohet asgjë. Ne duhet të punojmë e të bëjmë më të mirën. Ashtu sikurse duhet të bëjmë më të mirën edhe në këtë situatë kur papritur vërshoi infeksioni Corona. Njësoj si edhe në rastet kur ndodhin vërshime, çahen diga e të duhet t’i përvishes punës për të shpëtuar çfarë të mundesh prej përmbytjeve. Edhe tani gjithsecili mund të ndihmojë e duhet ta bëjë këtë.

Ne jemi tërësisht të befasuar, por mund të bëjmë diçka. Duhet t‘i thërrasim mendjes, ta ngadalësojmë ritmin e jetës sonë, të reflektojmë dhe të heqim dorë nga disa gjëra. Kjo nuk do të thotë, që secili tani të merret me vetvehten. Jo, nuk kërkohet egoizëm – blerja e me shumicë e pakove të letrës higjenike kur mjafton vetëm një – ajo që kërkohet është fryma e solidaritetit. Falë mjeteve tona moderne të komunikimit ne mund të shkëmbejmë dhe të mbështetemi emocionalisht me njeri-tjetrin edhe pa qenë ulur në kontakt pranë njeri-tjetrit.

Njerëzit do të vdesin

Natyrisht do të ketë edhe viktima. Si mundet që virusi Corona të kalojë me më pak humbje jetësh njerëzore se sa sëmundjet e zemrës, të sistemit kardiovaskular apo gripi i zakonshëm. Edhe pa virusin e ri në Gjermani vdesin vit për vit rreth 850.000 vetë. Kjo është rrjedha e jetës.

Infeksioni Corona nuk është apokalipsi, ashtu sikurse po stilizohet në mbarë botën. Thjeshtë ai është një rrezik më shumë. Megjithatë një gjë që askush nuk mund ta përjashtojë tërësisht nga vetja dhe prandaj disa reagojnë në panik. Eshtë e provuar shkencësrisht, që njeriu rreziqet, që mendon se mund t’i influencojë vet, i konsideron më të ulëta nga rreziqet ndaj të cilave e gjen veten tërësisht të pambrojtur.

Jeta do të vazhdojë

Të ofrojë mbrojtje, edhe psikologjikisht, kjo është detyra e politikës. Qeveria tani thotë, se me kredi dhe ndihma financiare për punën afatshkurtër do të kujdeset, që ekonomia dhe qytetarët që punojnë të kenë likiditet, kjo masë e zbut frikën, qetëson dhe jep sinjalin, se jeta do të vazhdojë.

Do të bëhet edhe më mirë, sa më shumë ne do të mund t’i vonojmë infeksionet. Sa më shumë të infektuar njëherësh do t’i duhet të përballojë sistemi i shëndetësisë, aq më i lartë do të jetë numri i të vdekurve. Këtë politikanët duhet ta bëjnë vazhdimisht të qartë duke ruajtur integritetin dhe duke i apeluar arsyes së qytetarëve.

Tani nuk është koha për të pyetur, nëse politika po vepron shumë ngadalë, nëse bën gabime apo kush e ka fajin, që dikça nuk funksionon. Tani është koha, që bashkarisht të bëjmë më të mirën në këtë situatë të vështirë. Gjykimet e konseguencat prej saj mund t’i nxjerrim më vonë. E rëndësishme është, që ne të nxjerrim edhe mësime nga kriza. Çfarë ka funksionuar, çfarë mund të bëjmë herën tjetër më mirë?

Eshtë e qartë, që një pandemi mund të ndodhë sërish. Ne duhet ta vlerësojmë që aktualisht kemi të bëjmë „vetëm” me infeksionin Corona, të cilin 80 përqind e popullsisë pothuajse nuk do ta ndjejë. Por mund të kishte qenë edhe një virus më i fortë vdekjeprurës.

Mësimet nga kriza

Edhe një të mirë e ka kriza. Ne mund ta marrim si shkas atë, për të rishqyrtuar zhvillimet difektoze të globalizimit. Diçka që është aq e rëndësishmë si prodhimi i medikamenteve dhe zhvendosja tërësisht e prodhimit jashtë Europës, ishte një gabim i madh. Këtë duhet ta ndryshojmë pavarësisht se kushton para. Po ashtu duhet rimenduar, se si duhet t’i trajtojmë mjekët, infermierët dhe kujdestarët. Nesë kriza e Coronës tërheq vëmendjen ndaj kushteve të papranueshme në spitalet gjermane, atëherë ajo ka vërtetë edhe një aspekt të mirë.

Ah po, e-maili i drejtorit të shkollës, pas dy orësh pasoi një e-mail i dytë me të dhëna konkrete: që nga dita e martë deri në fund të pushimeve të Pashkëve më 19 prill shkollat në Berlin do të jenë të mbyllura. Përjashtim do të ketë vetëm për provimet e përfundimit të nivelit të mesëm shkollor dhe ato të maturës. Provimet do të zhvillohen. Unë e konsideroj këtë një vendim të peshuar mirë duke marrë parasysh pasojat. Ashtu si edhe shumë vendime të tjera në Republikën tonë Federale gjatë këtyre ditëve. Por gjithashtu ato edhe na mësojnë ne, se si mund të bëhet më mirë në të ardhmen./DW

Etiketat e lidhura

koronavirus
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 6 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 12 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 29 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 30 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.