Korrupsioni në FIFA, Zvicra heton Blatter e Platini

 

Sepp Blatter ka gabuar nëse ka menduar se me rizgjedhjen në krye të FIFA-s mund të dalë pa u lagur nga mega skandali i korrupsionit.

Për momentin nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ajo që dihet tashmë është se 79-vjeçari do të merret në pyetje nga prokurorët zviceranë që po hetojnë për votimin e kandidaturave të Botërorëve Rusi 2018 dhe Katar 2022.

Bashkë me Blatter janë edhe 10 zyrtarë të tjerë që duhet të japin sqarime për procesin. Andre Marty, zëdhënësi i prokurorisë së Zvicrës refuzoi të japë emra konkretë, por sipas Sunday Times, mes tyre janë presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ministri rus i sporteve, Vitaly Mutko, si dhe Sepp Blatter.

Autoritetet kanë nisur marrjen në pyetje të personave të parë nën një status midis dëshmitarit dhe të dyshuarit, ndërkohë që hetimet bazohen mbi akuzën e pastrimit të parave dhe keqmenazhimin në përzgjedhjen e vendeve organizatore të Botërorit. Duke qënë se selitë e FIFA-s dhe UEFA-s janë në Zyrih e Nyon, Blatter dhe Platini do të jenë ndër të fundit që do të pyeten nga prokurorët zviceranë./Supersport

SHKARKO APP