Korrupsioni, taksa e lartë që paguani pa e ditur
Nga Altin Gjeta –
Shumë pak e dinë që fatura e korrupsionit në institucionet shtetërore përfundon në xhepat e qytetarëve. Sipas raportit të fundit të Transparency International (2020), Shqipëria konsiderohet shtet i kapur nga korrupsioni ku parlamenti dhe qeveria iniciojnë ligje të posaçme – tailor-made laws.
Megjithatë, shumë qytetarëve kjo nuk iu thotë asgjë pasi ata nuk kanë paguar vetë ose nuk iu është kërkuar të paguajnë për shërbimet publike. Mirpo ky fakt, sado i vëtetë të jetë, është thjesht një iluzion i gabuar.
Për çdo aferë korruptive qytetarët paguajnë shumë shtrenjtë, duke marrë në këmbim cilësi të dobët shërbimesh dhe duke paguar çmime shumë herë më të larta se ato të tregut. Sepse megjithëse ju mendoni se pagesat nën dorë të sipërmarrësve nuk iu prekin xhepin tuaj, në fakt fatura e tyre përfundon pikërisht aty, tek buxheti familjes tuaj.
Asnjë sipërmarrës nuk do të paguante për tendera, licensa eksluzive apo koncensione pa qenë shumë i sigurt për fitimin. Paratë që paguajnë nën dorë i’a faturojnë konsumatorëve, pra popullit. Për shembull, këto taksa të rënda i keni të perfshira në çmimet joreale të apartamenteve, tarifa e rrugës së kombit, çmimet e fluturimeve nga Rinasi, tarifat e pastrimit në qytete, etj.
Prandaj, në 25 prill shkoni dhe votoni me pergjegjësi qytetare kundër kapjes së shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

