Kosova duhet heq dorë nga Albini, që mos largohet nga SHBA dhe perëndimi

Nga Kreshnik Spahiu

Dorëheqja e Albin Kurtit si Keyeministër i Kosovës është shumë pak, sepse Kosova duhet heqi dorë nga Albini për të mos u larguar nga Amerika dhe perëndimi. Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sapo deklaroi: “Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”. Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ai.

Zyrtarisht Albin Kurti ka krisur pa kthim mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE. Por kjo është pasoja e një kronike të paralajmëruar. Njeriu që dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte kryetar opozite, ka një mardhënie jo miqësore me SHBA. Tensioni mes qeverisë Kurti shënoi kulmin kur misnistrat e tij u ndalun të udhëtojnë në SHBA dhe sekratari shtetit Blinken e shmangu një takim me Kurtin në Samitin e Munihut. Prej disa vitesh Albin Kurti ka mbjell farën e anti-amerikanizmit në Kosovē. Aktivistët e tij në Facebook më shumë shajnë Amerikēn sesa Serbinë dhe Rusinë.

Gradualisht votuesit e tij harruan që Kosovën e çliroi Amerika dhe perëndimi dhe jo Albini. Mosmirnjohja e turmës së Vetvendosjes ndaj SHBA dhe Europës ka befasuar gjithë planetin. Trushpëlarët e Vetvendosjes harruan që Amerika, Gjermani, Britania, Europa kanë shpenzuar gjak, djersë dhe miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit pavarur. Djemtë e Europës dje i plagosën për kufijtë e shtetit Kosovës dhe jo për pushtetin e Albin Kurtit. A e mendojnë kosovarët e Vetevendosjes çfarë do ndodhte në Amerika do qëndronte neutrale në luftën e Kosovës ashtu siç qëndroi shumë kohë në Bosje?

A e dinë aktivistët e Vetvendosjes se kundër Serbisë kemi luftuar disa shekuj pa amerikën dhe nuk kemi krijuar dot shtet? Kjo është luftë. Rusia dhe Kina u solidarizuan me Vuçiç, ndërsa Albin Kurti nuk u kordinua me SHBA dhe BE. Nëse e bën se është budalla apo e bën se e ka mision spounazhi kjo ska rëndësi? Në të dy rastet Kosova duhet rreshtohet kundër Albin Kurtit dhe pro Amerikës, në të kundërt Kosova duhet përgatitet me braktisjen e perëndimit dhe Plani B, është ndarja e Kosovës. Dhe nëse Kosova do votojë Albini atëhere do i duhet të luftojë kundër gjithë planetit: Serbisë, Rusisë, Amerikës, Eurpoës dhe Kinës.

Atëhere do shikonim katundarët e Vetevendosjes që kanë uniformë policia sa byth do koshin të mbronin kufijtë dhe pavarsinë e Kosovës nëse për ndarjen e saj do binte dakort së bashku Lindja dhe Perëndimi. Andaj sot nëse ju pyet dikush: “Qysh është situata në Kosovë?” Duhet ti përgjigjemi, ashtu siç e don Albini dhe hasmi jonë Rusia. Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës. Çdo minut pranë Albinit, janë vite larg perëndimit. Kosova nuk e meriton të shpallet Non-Grata nga Amerika. Lëreni vetëm Albinin në atë listë të zezë.

SHKARKO APP