Kovinar/e- një fjalë e re e gjuhës shqipe

Nga Lutfi Dervishi –

Pasi gjuha angleze fitoi sot fjalën e re covidiot, gjuha shqipe është pasuruar me fjalën e re Kovinar/kovinare

1.Një idiot/e që këshillën për “distancë sociale” dhe ndalimin e daljes në rrugë e kupton si mundësi që të rrijë me shoqërinë në taraca pallatesh ose ngjitur me njëri tjetrin në radhë në dyqane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shembull: E pe atë foton në instagram që tregonte komshinjtë duke bërë thashetheme në taracë? çfarë konvinarësh?

Swiss Digital Mobile Reklama

2.Një person që injoron këshillat e mjekëve dhe është i bindur se virusi nuk mund ta kapë atë, shoqërinë dhe qytetin e tij.

Shembull: E dëgjove si thonin: Nuk ka çfarë më bën kovinarovirusi mua se unë pi raki dhe ha hudhra?! Kovinar hesapi

3.Një person që nuk lan duart, që fërkon sytë, që teshtin pa përdorur shaminë ose brrylin, që pastron hundët me gisht.

Shembull: Yyy çfarë konvinari/eje?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?