“KQZ-ja e inkriminuar totalisht e në shërbim të Rilindjes”

Nga Petrit Vasili

KQZ e inkriminuar e rilindjes,qe pranonte çregjistrimin ne 6 maj 2017 per Kavajen, del kunder vetes dhe sot ben te kunderten!?

Ne KQZ-ne e sotme, tashme te inkriminuar totalisht e ne sherbim te rilindjes, aktualisht refuzohen crregjistrimet e kandidateve per kryetare bashkie sic ishte rasti i Salvator Kaçajt ne Lezhe dhe i Ylber Gjetës ne Kamez.
Ndersa sot u refuzua edhe crregjistrimi i partise se unitetit kombetar.
Nje keta anetaret e KQZ tha bile se:
” Procesi i fletëve të votimit ka përfunduar. Kërkesa për çrregjistrim bie ndesh me normativën kushtetues. Fleta e votimit tashmë është e printuar. Pritet të vijne në Shqiperi duke qenë se është printuar jashtë vendi. Po të kthejmë fletën do linim pa u futur në zgjedhje dhe partitë e tjera qe duan të futen në zgjedhje. Në kod zgjedhor nuk parashikohet mundesia për t’u tërhequr.”

Çudi e madhe crregjistrimin e ndaloka kushtetuta ndersa Kodi Zgjedhor nuk thote gje.
Kjo eshte komedi me vete…..

Por po e njejta KQZ ka pranuar cregjistrimin e kandidateve per zgjedhjet per kryetar bashkie ne Kavaje ne 6 maj pikerisht nje dite perpara zgjedhjeve.

Lexon me poshte komunikaten e KQZ ne ate kohe per zgjedhjet ne Kavaje dhe do te kuptoni sa te pacipe jane keta anetare te KQZ dhe sa shemtuar i sherbejne rilindjes dhe Edi Rames.

“DEKLARATË PËR SHTYP 07.05.2017

May 7, 2017 | Njoftime për shtyp

Deklaratë e KQZ-së për zgjedhjet në Kavajë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, menjëherë pas caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë së Kavajë, nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 10098, dt. 24.03.2017, u angazhua maksimalisht për të përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet ligjore brenda afatit të kohor të parashikuar nga ligji.
KQZ përgatiti të gjithë bazën materiale zgjedhore për funksionimin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 42 në Kavajë, për funksionimin e 85 Komisioneve të Qendrave të Votimit, dhomat e fshehta, kutitë e votimit, kodet me vula sigurie, mjetet e posaçme për zgjedhësit me aftësi të kufizuar, si edhe çdo material tjetër të nevojshëm për procesin e votimit.
U prodhuan me emrat e dy kandidatëve, 62.937 fletë votimi.
Gjatë kësaj periudhe u trajnuan të gjithë komisionerët e Qendrave të Votimit, përfshirë edhe shtetasit të cilët aplikuan dhe u miratuan nga KQZ, për t’u emëruar kryesisht nga KZAZ-ja si anëtarë të KQV-ve.
E gjithë baza materiale zgjedhore e sipërpërmendur u dërgua nga KQZ pranë KZAZ-së nr. 42, në Kavajë, ditën e enjte, datë 4 maj.
Sikundër dihet tashmë publikisht, ditën e shtunë, datë 6 Maj, dy kandidatët për kryetar të bashkisë së Kavajës paraqitën pranë KZAZ-së nr. 42, deklaratat e noterizuara për dorëheqjen e tyre nga kandidimi, me argumentin se dorëheqja e tyre do të ndihmonte për qetësimin e situatës politike dhe për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm të qytetit të Kavajës dhe qytetarëve të tij.
KZAZ nr. 42, e cila në bazë të Kodit Zgjedhor administron procesin zgjedhor në Bashkinë e Kavajës, me vendimin nr. 177, datë 06.05.2017, pranoi kërkesat e kandidatëve për çregjistrimin e tyre dhe anulloi respektivisht vendimet nr.4 e nr.5 të datës 12.04.2017.
Komisioni i Administrimit të Zonës Zgjedhor nr. 42, në vijimesi ka informuar në rrugë zyrtare KQZ-në gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, për:
– Mostërheqjen e bazës materiale zgjedhore nga asnjë Komision i Qendrave te Votimit në datën 6 maj, përmes njoftimeve të dërguara në orën 16.00 dhe orën 24.00.
– Moshapjen e Qendrave të Votimit në datën 7 maj, në orën 07.00.
– Mos hapjen e Qendrave të Votimit dhe mos fillimin e votimit në asnjë Qendër Votimi, njoftim i orës 13.00 në datën 7 maj.
Duke vlerësuar situatën faktike dhe ligjore të referuar më lart, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në përfundim të afateve të përcaktuara në nenin 161 të Kodit Zgjedhor do të shprehet me vendim.
Ndërkohë, për të gjitha këto fakte, KQZ do të njoftojë zyrtarisht Presidentin e Republikës.”

Keto thoshte deklarata e KQZ ne ate kohe per Kavajen.

Mos harroni qe dekreti i Presidentit Nishani per zgjedhjet ne Kavaje doli vetem pas 2 javesh mbas anullimit te tyre de facto nga KQZ dhe pikerisht ne 21 maj.

E krahasoni vete me cfare bejne sot ne KQZ e rilindjes dhe kuptoni se si po dhunojne ligjin me urdher te rilindjes.

E sigurte eshte qe keta kane zgjedhur ta shkelin ligjin dhe te sakrifikohen dhe ndeshkohen per Edi Ramen.

Paçin fat ne kete rruge te erret…..

SHKARKO APP