Krasta: Po të isha kryeministër, do ta kisha dhënë dorëheqjen
Moderatori i njohur Adi Krasta, nga studio e emisionit “I Ftuari”, deklaroi se nëse do të ishte ai kryeministri i vendit, do ta kishte dhënë dorëheqjen.
“Në këtë vend do të duhet që klasa politike të marrë një vendim që është përtej interesave individuale dhe të përqafojë interesin e mbarë elektoratit. Nëse do të kisha qenë unë kryeministër, edhe për më pak dhe më herët do ta kisha dhënë dorëheqjen për të ruajtur shëndetin mendor të popullit tim dhe të klasës politike”, u shpreh Krasta.
“Edhe në vitin 2012, kur qeveria Berisha ishte po kaq dramatike, e lodhur dhe jashtë interesave të vendit, kërkohej rotacion. Edhe sot ka njerëz që thonë që pse të ikë Theresa May, por ajo e kuptoi që duhet të largohet sepse është në interes më të madh të vendit të saj”, shtoi Adi Krasta. Kur u pyet nëse e meriton opozita rotacionin, Krasta theksoi se “nuk ka fare rëndësi se kush vjen në pushtet dhe kur vjen në pushtet”.