Kreshnik Spahiu: “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

Nga Kreshnik Spahiu
Ishte viti 2011……
Përballë kryeministrisë ndodhej Bar-Kafe e quajtur “Bulevard”.
Aty mblidheshin rreth orës 14:00 ministrat e qeverisë Berisha dhe diskutonin mbi prokurimet e ditës apo tenderat e javës.
Kuptohet që atje ku ka “mjalt” apo “m…” mblidhen shumë miza apo grenxa. Me pak fjalë në tavolinën e ministrave çdo ditë vinin 2-3 biznesmen të ndryshëm që më pas i ftonin ata të drekonin në restorantet e Tiranës.
Ky ishte ritual i përditshëm dhe përsëritej:
Ora 14:00 kafe 6-7 ministra apo deputet.
Ora 15:00 drekë peshku të paguar nga biznesmenët e që ndroheshin.
E bukra e kësaj historie ndodhi një ditë hëne.
Miku im i ngushtē deputet por që kurrë nuk u bë ministër atē ditë ju bashkua në ora 14:00 tavolinës nē kafe bulevard. Dikur kishte pasur restorante dhe ishte shumë kavalier në tavolina.
Mbasi biseduan gjatë ora shkoi 17:00 dhe ministrat nuk po çoheshin për të ngrënë drekë.
Bisedat e ndryshme mbaruan, por ata rrinin 3 orë me sy nga dera e lokalit.
Tavolinën e pllakosi heshtja dhe uria.
Prisnin tē vinte ndonjë biznesmen dhe ti shoqëronte për të paguar drekën.
Pritën dhe pritën shumë gjatë atë ditë por në fund asnjërit nuk i bëri goja të thonte:
“A shkojmë për drekë se paguaj unë”
Ora vajti 18:00 dhe ata sharruan për të ngrën dhe u ndanë me njëri-tjetrin pa ngrënë “bukë” atë ditë.
Miku im nuk u befasua aspak.
Kreshnik më tha: Ata janë gati të rrinë 24 orë pa ngrënë, por nga xhepi i tyre mos paguajnë.
Ata kanë miliona, por e kanë tmerr të qerasin apo paguajnë. Thjesht janë të sëmurë mendërisht dhe të fiksuar pas parave”

Mu kujtua kjo histori dje. Tek po prisja në aeroport avionin dhe po shfletoja portalet.
Qeshja me vehten nga debatet dhe komentet e popullit dhe gazetarve, se ministrat shqiptar kishin paguar një darkë në Restorant Nustret në Dubai: (12.000 euro)
Joooo mor miq. Gaboheni.
Ata nuk janë aq të pasur sa të paguajnë dekën në Dubai.
Do lumturohesha nëse do e paguanin nga xhepi i tyre.
Ata janë më të varfër se ju.
Ata edhe sikur Doner Kebab të provonin tek kioskat e Laprakës, sërish do shikonin xhepat e ndonjë biznesmeni që do paguante.
Ata kurrë dhe askund nuk paguajnë.
Populli i thjesht e ka të vështirë ta kuptoj, që ato qënie njerzore që janë mësuar veç të marrin, nuk e fusin asnjë herë dorën në xhep për të paguar.
Ata janē shumë herë më të varfër se ju, sepse ata janë të varfër në shpirt, në mendje, në jetë, në zemër.
Shikojini fytyrat e tyre.
Ashtu kanë edhe shpirtin.

SHKARKO APP