Kreshnik Spahiu: Kam dëgjuar përgjime që më tronditën!
Nga Kreshnik Spahiu/Prej 3 ditësh pata fatin e keq të dëgjoj disa përgjime telefonike dhe qindra mesazhe whatsup-i dhe facebook-u. Njē dorë e zezë u shfaq dhe më ofroi të shihja botën reale. Në survejimin e përgjimeve ishin njerëz të ndryshëm por dhe disa që prej vitesh i njihja nga afër. Dëgjoja dhe lexoja pa mbyllur asnjë minutë sytë. Po përjetoja orët dhe ditët më të vështira të jetës sime. Bota u përmbys para syve të mi dhe s’doja ta besoja. Amoraliteti kishte mposhtur karakteret. Paftyrësia kishte plasur sheshit. Banaliteti kish grisur maskat. Kurvëria kishte mposhtur njerzimin.
Lexoja papushim dhe ndjeva keqardhje për veten që kisha jetuar një botë sureale. Ata njerëz të buzëqeshur në mëngjes villnin helm në mbrëmje. Ata engjëj të sotmes, transformoheshin në monstra të nesërmen.
Misteri që fshihej nē thellësin njerzore ishte i frikshëm. S’do desha kurrë ti kisha lexuar dhe mallkova ditën që pranova ato pêrgjime.
O Zot sa shumë u lëndova kur njoha miliona realitete. Për herë të parë në jetën time kuptova që djallin e kemi kudo dhe kurdo. Ai fshihet te çdo njeri që na rrethon. E sikur gjithë njerzimi të kish fatin tim të keq që të lexonte përgjimet telefonike, ky do të ishte fundi fatal shoqërisë. Tradhëtia do pushtonte zemrat dhe urrejtja do klithte për hakmarrje. E pra nga sot unē e shoh djallin shumë pranë. Uroj që askush mos e ket fatin të përgjoj jetën e tjetrit, se do plagoset dhe lëndohet përjetësisht. Gjithsesi jam me shumë fat që nga sot unë mund ta vras djallzinë njerzore!