Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 13:09 Berisha: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në orën 12:00, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Jesus de Miguel
  • Horoskopi
  • Bejta
  • Zgjedhjet afatmesme
  • Buxheti 2027
  • Partizani Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Jesus de Miguel
  • Horoskopi
  • Bejta
  • Zgjedhjet afatmesme
  • Buxheti 2027
  • Partizani Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krimi i Vjenës nuk duhet të lerë indiferente shoqëritë shqiptare

Forum E martë, 3 Nëntor 2020 19:52
Krimi i Vjenës nuk duhet të lerë indiferente shoqëritë shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Robelli-

Natyrisht që asnjë shqiptar, asnjë njeri, asnjë besimtar paqësor nuk është fajtor për krimin e tjetrit. Andaj edhe vetëkamxhikosja nuk është e dobishme fare. Krimi është individual dhe për këtë të dyshuarit duhet të paguajnë çmimin më të lartë të mundshëm sipas ligjeve përkatëse. Etiketimi paushall se ngjarja e Vjenës bie si “turp mbi krejt kombin” është absurde. Me këtë logjikë do të mund të akuzoheshin krejt të krishterët vetëm pse disa priftërinj merren me pedofili.

Por krimi i llahtarshëm në Vjenë nuk duhet të shërbejë as për indiferencë. Shoqëria shqiptare (në diasporë dhe në viset shqiptare) ka një problem me radikalizmin islamist. Kjo është një pakicë pothuaj e padukshme, por e rrezikshme, sepse nuk ngurron të përdorë dhe dhunën për të kryer krime në emër të fesë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çka duhet bërë? Qeveritë në Tiranë, Prishtinë e Shkup duhet të shikojnë se çfarë imamësh po ligjërojnë në disa xhami në diasporë. Duhet të shikohet se çka postohet në webfaqet e këtyre xhamive. Bërllok dhe urrejtje. Në webfaqen e një xhamie në Vjenë besimtarët shqiptarë pyesin: “Hoxhë, a guxoj të martohem me një belge?”, “A bën të shkojë gruaja në pishine publike?”, “A bën të kremtojmë Vitin e Ri?” Dhe hoxha përgjigjet: jo, jo, jo. Sepse kjo është mëkat, gjynah. Sepse myslimani, sipas imamëve radikalë, duhet të bëjë gjithçka të mos i ngjasojë atij me fe tjetër!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse po tolerohen këta imamë? Dhe pyetja vlen sidomos për qeveritë perëndimore, të cilat nganjëherë më shpesh i pajisin me viza imamët urrejtjenxitës se sa një student apo mjek? Pse predikimet e imamëve në diasporë shpesh ose përherë nuk kanë lidhje me jetën e njerëzve këtu, me hallet e tyre, por merren me tema që janë thellësisht në kundërshtim me vlerat perëndimore? Si u bë që në Gjermani, Zvicër e Austri hyjnë e dalin imamë që njihen për predikime agresive e antikombëtare? Çka bëjnë përfaqësitë diplomatike të tri shteteve ku shqiptarët qeverisin? Çka bëjnë institucionet e sigurisë?

Mund t'ju interesojë

Eduard Zaloshnja: 20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

Eduard Zaloshnja: 20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit ...

Para 1 ore
Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

Para 2 orësh
Ylli Manjani: Përçarja Rama – Veliaj, keqllogaritje apo armiqësi?

Ylli Manjani: Përçarja Rama – Veliaj, keqllogaritje apo armiqësi?

Para 2 orësh

Nuk ka faj kolektiv, por secili shqiptar që është besimtar duhet ta ketë të qartë pas cilit imam po lutet? Dhe sa janë seriozë këta imamë që duke shfrytëzuar edhe injorancën e shumë njerëzve në diasporë (por edhe në atdhe) mbushin sallat me predikime absurde, gjysma në arabisht, sa për të krijuar përshtypjen e dijetarëve? Nuk janë dijetarë. Janë faqezinj që keqpërdorin fenë për agjendat e tyre antikombëtare.

Lexoni edhe…

  • Ja kush është autori shqiptar i sulmit terrorist në Vjenë
  • Ish-kreu i SHIK: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur
  • Kjo është policja shqiptare që mbrëmë u përball me terroristët në Vjenë
  • Mes viktimave dhe një shqiptar nga Struga
  • Shkrimtari i njohur: Ja përse terroristi islamik në Vjenë nuk ishte shqiptar
  • Imami shqiptar: Çdo sulm terrorist është tradhti ndaj njerëzimit dhe Islamit
  • Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terroristi s’ka kombësi, ai është thjeshtë një vrasës!

Etiketat e lidhura

isiskrimiShqiptarsulmiterrorizemvjene
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve
Para 4 minutash

Berisha: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve

Zgjedhjet lokale 2027, Berisha apel opozitës: Të bashkohemi në një front të vetëm kundër diktatorit
Para 9 minutash

Zgjedhjet lokale 2027, Berisha apel opozitës: Të bashkohemi në një front të vetëm kundër diktatorit

Liverpool bën gati 100 milionë euro për yllin e mesfushës së Realit
Para 19 minutash

Liverpool bën gati 100 milionë euro për yllin e mesfushës së Realit

Nuk ndalen as nga reshjet e shiut, studentët vijonë marshimin në rrugët e Tiranës
Para 20 minutash

Nuk ndalen as nga reshjet e shiut, studentët vijonë marshimin në rrugët e Tiranës

Më të lexuarat

1 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 14 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

2 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 14 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

3 Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës, kandidati për bashkinë e Tiranës…
Para 22 orësh

Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës, kandidati për bas...

4 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 14 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.