“Krimineli” Koço Kokëdhima, tani kthehet në “engjëll”

Koço Kokëdhima ka qenë një nga politikanët më të sulmuar nga ana e PD-së dhe mediave pranë saj. Por, që prej heqjes së mandatit të deputetit nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe prishjes me Edi Ramën, nga një “kriminel”, ai është kthyer në “engjëll”. Fjala vjen, ai është marrë sot në mbrojtje nga disa media pranë PD-së, por dhe LSI-së, pse akuzohet për shkeljet flagrante dhe listat paralele që bën në Jug. Dhe akuzojnë mediat e tjera, pse denoncojnë Kokëdhimën dhe pse bëjnë publike pakënaqësitë e socialistëve dhe peticionet e vet banorëve të atyre zonave ndaj Kokëdhimës, që kërkon deri edhe t’iu prishë shtëpitë për planet e tij të biznesit.

Hipokrizia është se mbrojnë një njeri që deri dje çfarë nuk kanë thënë për të, ndërkohë që qendrimi i atyre që i etiketojnë si media të “majta”, ka qenë i njëjtë ndaj Kokëdhimës, që para se të bëhej deputet dhe edhe kur ishte mik i ngushtë i Ramës.

Ndaj, ndoshta duhet të analizonin jo pse sulmohet Kokëdhima, por çfarë ka ndodhur që ai është kthyer në një “engjëll” krejt papritur.(Tema)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?