Krischbaum nuk i ndahet Ramës: Hapni sytë dhe plotësoni kushtet

Gjatë ditës së sotme, kur Kryeministri Edi Rama ndodhej në një takim në Berlin me Kancelaren Angela Merkel, deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum ka publikuar në faqen e tij zyrtare në internet një shënim për “shuplakën” që i dha qeverisë shqiptare për negociatat.

Ai ka publikuar konferencën e plotë të shtypit që dha në Tiranë javën e kaluar, pas pretendimeve për spekulime që pati nga eksponentë të mazhorancës.

“Para se të fillojnë negociatat e Shqipërisë me BE-në për anëtarësim, duhet të zbatohen kushtet e vendosura nga Komisioni Europian. Grupi parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman e ka rikonfirmuar këtë përmes një letre me 7 pika. Më poshtë janë videot e konferencës për shtyp, e cila është në gjuhën shqipe. Për shkak të shumë pyetjeve dhe raportimit të rremë, do të doja ta publikoja”, thotë deputeti Krichbaum. /syri.net/

SHKARKO APP