Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kritiku më i mirë i Fishtës dhe “Mrizi i zanave” si peng i dëshmisë!

Forum E diel, 27 Tetor 2019 09:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Atë që nuk munden, nuk ditën, nuk deshën ta bënin studiuesit dhe qeveritarët shqiptarë në dekada me Fishtën autor dhe vënd, me atë burrin e madh me trup e më shumë me letersinë e pavdekshme, me njanin nga themeluesit kryesorë të atdheut tonë të pavarur e ka bâ Altin Prenga! Ai ka gjetë menyrën për t’ja ndërtue monumentin “katunarit” të tij!

Në një kodër e cila ngjan me një parnas të vërtetë ai asht bâ dëshmitar i fuqisë së rrâjve, të atyne që nuk lëvizin vetën ngulen thellë në dejet e tokës, të fuqisë magnetike që ato kanë mbi njeriun i cili rritet me dashninë për to, pa ra pre e nihilizmit dhe mohimit bashkëkohor! E aty lanë ka shumë , Frang Bardhi, Pjeter Zarishi, De Martino, seminari i Troshanit e në krye Gjergj Fishta! “Mrizi i zanave” paskësh kenë aty prej kah moti!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

U vesh me tis e mjegull dhe na humbi nga shikimi për shumë vjet por sapo u darovit stina e moti i rishfaq në një formë unike, në një histori që ban krenar çdo zadrimor, lezhjan apo shqiptar! Titulli i veprës së Gjergj Fishtës u bâ marka ma e njohtun në botë e agroturizmit shqiptar! Nuk ka mbetë gazetë e rânsishme e Europës pa u habitë e çmeritë kënaqësie për ata djem, ata vllazën, historinë e tyne, ata njerëz të butë e punëtorë të zadrimës, për atë restorant krejt bio e delikat mes shumë ngjyrash e aromash që dalin prej nji toke të begatë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po kaq me pathos janë entuziazmue televizione si Raiuno e të tjera, të Italisë nji vend ky që nuk i falet askujt në artin e guzhinës! Nuk i kanë mungue çmimet ndërkombëtare! Nuk i ka mungue fama e cila nuk ja ka zvoglue aspak modestinë Altin Prenges i cili iku femijë në Itali e u kthye burrë me idenë fikse se mentaliteti kafe e llafe luftohet veç me punë! Aty sot ka nji restorant e hotel tejet të rafinuar pa humbë kordinatat e vendit ku gjindet!

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 1 ore
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Nji hotel të ndërtuem mbi një kullë qindra vjeçare ku tradita shkelqen me hijeshi nga rafinaturat e modernitetit! Nji kompleks punishtesh, ku bahet vena, djathi i shumë llojeve, reçelnat e marmalatat të gjitha me produktet e zonës! Nji vreshtë e madhe i rrethon e bashkon ndërtesat me njara-tjetrën! Janë me qindra zadrimoret që punojnë për “Mrizin e Zanave” tu fillue nga kamarierë e banakierë, tek bujqit në arat e veta e fëmijet që mbledhin kërpulla e shega! Ish-burgu asht ba nji kompleks me ja pasë zili çdokush e me mësue gjithkush!

Që pra mendja e njierit të njatin objekt e trajton dy sojesh! Nji herë si burg tu ba me vujt të madh e të vogël e tjetrën herë nji vend që i knaq të gjithë! Kënkan gja e madhe mendja e shpirti tek nieri!

Aty shkojnë prej kah mos! Personalitete nga bota e çka ka njerez që vlejnë në kët ven tu fillue me Ismail Kadarenë!! Na jena ata çka hamë e pimë thotë nji nga ata që e ka ndikue historinë e botës! Altin Prenga ka sfidue çdo pandehmë e kornizë, mentalitet e rrethana ty kthye në katundin e tij modelin e suksesit kur të gjithë ikin, atë të dashnisë për natyrën e punën! Të gjitha ata që shkojnë për herë të parë teksa ecin mes fushës së zadrimës, vende vende djerr, me do shpia të vorfna zymtohen në heshtje e mbyllen në padurim se ku po i çon!

Me ka ba vaki dy herë me dy italian, njani ish-themelues i Forza Italia, senator e nënkryetar parlamenti i Italisë Della Valle, nji erudit i madh e me nji doktor dentist me emën të madh në Abruzzio Gabriele Valentini! Me shikjojshin gjithë mosbesim ku po i çojshe! Sapo zbritën, ndien zukama patash, rënkime derrkucash, melodi pulash e gjelash, tâna me rrush, pemë gjithçfarësh e të gjitha në venin e vet! Leshun nji paheretime lehtësimi!

Mrëna ku e ku ma tepër! U shkriftuen sa pinë langun e thanës e mrrinë mezet e para! Orë pas ore ranë në dashni me atë vend sa nuk u bahej me ikë e gjithmonë pyesin për të ! Pa pyet per dietë e kalori hanin me tahmah! Aty ata deshën me ditë çka asht “Mrizi i Zanave”!? , Se kush asht ai burrë me zhgun portretet e të cilit zanë vend kudo neper muret e ngrehinës!

Jua shpjegova se bahej fjalë per poetin tonë kombëtar, i ndaluem për 46 vjet e i keq gjykuem 30 të tjera, se emri i lokacionit asht marrë nga nji vepër e tij ! Shtangën! Me thanë që ky djalë qënka studiuesi ma inteligjent i Fishtës, dashësi dhe shërbyesi ma i madh i tij, dy herë i Fishtës autor dhe i Fishtes vënd!

Ata kishin të drejtë janë me miliona që e dinë se Mrizi i Zanave dhe Fishta ekzistojnë edhe pa e lexue! Aty i çon barku po nji ashkël u hjeket në tru tu pa, tu pyet, tu kqyrë poetin në ato foto që shprehin shumë aspekte të veprimtarisë se tij në sherbim të nji vendi qe e la pa vorr! Diku aty afer poeti ka edhe shpinë që po rranohet për faqen e zezë tonën! Askush nuk kujtohet ndërkohë që për nji kilometer rrugë qeveria e Tiranës asht gati me dhanë 20 milion euro!

Si asht ba kjo punë haja qënit pija qënit me lekt e shqiptarve! Ndoshta tuj hangër aty Edi Rama e Margariti në kthim kur ndoj gugsimë ju del nga shpejtësia e makinës me u kujtue me pa shumë ma pak se Altin Prenga për Fishten! Me i ndreqë shpinë poetit megjithse dreqi po e din si kanë ardhë punët a e njohin ata Gjergj Fishtën?

Sot Shqipnia ka mitet e veta, hajna e dylme, rriqna të ndyta e shakllabana safi veshun firmato, të cilët nuk e kanë elegancën e patave të Altinit! Ky zotni sot mundet me ju dhanë nji leksion të gjithve, biznesmenve pikërisht atyne që pasunohen tue grabitë kët vend, politikanve që e rrejnë e rrjepin , bjerrakohsve që bajnë libra që mysin edhe dhinë ba me e hanger, me modelin e vet që punon që pasunohet e pasunon të tjerët tu zbukurue vendin! Ai asht tepër modest ! Pikërisht me këtë dhunti e me atë sukses të ban me u ndie në faj sa herë e merr fjalën e don me dhanë mend!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 2 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 2 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 6 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 14 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.