Kriza e euros: Uashingtoni duhet të ndërtojë një strategji me Parisin, përballë Berlinit
“Brenda dy ose tre muajsh, presidenti i SHBA, Donald Trump, si dhe presidenti i ri i Francës do të përballen me një pyetje të rëndësishme të diplomacisë ekonomike: “ç’duhet të bëjnë në lihje me tepricën aktuale tregtare të Gjermanisë?”, shkruan në numrin e djeshëm të FInancial Times analisti i të përditshmes, Volfgang Munchau. Sipas tij, bëhet fjalë për një tepricë e cila vitin e kaluar arriti në 8.6 % të GDP-së, një shifër ekstreme kjo për ekonominë e katërt më të madhe të botës.
Deri më sot, Gjermania ka hedhur poshtë gjithë kritikat. Edhe pse Komisioni Europian paraqet përvit raporte mbi çekuilibrat ekonomike, koshat e mbeturinave në zyrat e administratë gjermane janë të mbushura me to, shkruan FT. Presidentët francezë, ndërkohë, nuk e kanë ngritur asnjëherë zërin.
Çështja është se çekuilibrat në ekonominë globale, dhe sidomos ato të Gjermanisë, nuk nxiten prej tregtisë. Gjermania nuk i subvencionon eksportet e veta, as nuk manipulon monedhën. Problemi në këtë rast është një tepri e kursimeve në krahasim me investimet. Kjo për shkak të politikave të këqia dhe një popullsie në plakje.
Artikulli i FT përmend një studim të kryer përpara takimit të fundit të FMN dhe BB në Uashington, sipas të cilit, SHBA nuk duhet të shqetësohet për marrëdhënien dypalëshe me Gjermaninë, por me eurozonën. Sipas studimit, logjika thotë se Gjermania nuk mund të jetëmanipuluese e monedhës, për shkak se nuk ka një monedhë të vetën. Nëse Euro, është e nënvlerësuar, fajin nuk e ka Gjermania, por kjo është pasojë e politikave monetare të Bankës Qendrore Europiane. Duket se mesazhi i studimit, që ishte i porositur pikërisht nga Berlini, ishte: Mos na telefononi ne, telefonojini Brukselit ose Frankfurtit.
Eshtë një lloj mbrojtjeje e jashtëzakonshme. Nëse Gjermania fajëson Eurozonën, atëherë SHBA dhe anëtarët e tjerë të monedhës së përbashkët duhet që të këmbëngulin që bllokut të eurozonës t’i jepen kompetenca për ta përballuar më me efektivitet problemin. Për këtë, eurozonës i nevojitet në politikë e përbashkët fiskale, dhe sidomos e drejta për të imponuar rregulla vendeve anëtare, sa i përket raportit mes kursimeve dhe investimeve. Dhe sa kohë që Gjermania i refuzon këto politika, argumenti i Berlinit se është pjesë e eurozonës nk vlen. Shtetet e tjera anëtare s’duhet ta lejojnë Gjermaninë t’i tregojë me gisht si fajtorë.
Atëherë, cfarë duhet bërë? Nëse Gjermania pranon të korrigjojë çekuilibrat, ose bie dakord të reformoj eurozonën (ose të dyja bashkë në rastin ideal), atëherë Parisi duhet të bashkëpunojë ngushtë me Berlinin. Ky do të ishte skenari më i mirë. Mbijetesa e Euros e bën të domosdoshëm një hap të tillë.
Por nëse Gjermania vazhdon të refuzojë, atëherë presidenti i ardhshëm i Francës duhet t’i thotë Angela Merkelit apo pasardhësit të saj si kancelar i Gjermanisë, se Eurozona nuk është një konstruksion që mban, dhe se me kalimin e kohës Euro do ta humbasë mbështetjen e publikut, sidomos në Francë. Nuk ka garanci që Gjermania do të trembej nga një kërcënim i tillë. Por shpërbërja e euros do të ishte fatkeqësi ekonomike për gjermanët.
Vetëm Franca është në pozicion për ta detyruar. Pranda, strategjia më e mençur për presidentin e SHBA do të ishte krijimi i një aleance me Francën për t’u vënë përballë Gjermanisë, në vend se të synojë sanksione tregtare një palëshe që, në rastin më të mirë, do të ishin thjesht diversion.
Përgatiti: bota.al