Kriza greke mund të jetë një Sarajevë për eurozonën

 

100 vjet më parë, një të dielë disa të shtëna me armë tronditën jugun e Europës.

Arkiduka Franz Ferdinand dhe gruaja e tij u vranë në një nga rrugët e Sarajevës. Brenda gjashtë javësh pas kësaj, Europa ishte në luftë.

Sipas  prestigjozes The Guardian e njëjta gjë po ndodh dhe tani me Greqinë.

Vendimi nga Aleksis Tsipras për të mbajtur një referendum për kushtet e shpëtimit, duke kërkuar nga vendi i tij që të refuzojë masat shtrënguese nga kreditoret ka potencialin të jetë një moment si ai i Sarajevës", shkruan gazeta britanike.

Kriza nuk është vetëm mbi atë se është shpejt që të ketë një rrënim bankar në Greqi, edhe pse sigurisht ekziston një kërcënim i tillë. Nuk ka të bëj as nëse kreditorët shkuan tepër larg në negociatat e tyre. Kjo është për të ardhmen e vetë euros.

Do të kemi shumë për të folur në ditët në vijim rreth faktit sesi Greqia mund të jetë një karantinë, vijon shkrimin e saj The Guardian.

Tre njerëz të cilët kanë qenë në krye të negociatave për trojkën – Christine Lagarde e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jean-Claude Juncker i komisionit Evropian dhe Mario Draghi i Bankës Qendrore Evropiane  ende mund të kapen pas shpresës se Tsipras do të humbasë referendumin të  dielën e ardhshme.

Në këto rrethana, koalicionit të udhëhequr nga Syriza nuk i mbetet gjë tjetër përveçse për ta çuar Greqinë sërish në zgjedhje të reja. Kthimi i një qeverie të kryesuar nga, për shembull, një parti e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, do të krijonte  mundësinë që Athina të rikthente  paqen me kushtet e kërkuara nga Trojka.

Megjithatë, nuk ka garanci as për këtë. Trojka ishte e sigurt javën e kaluar se Tsipras do të përqafonte kushtet e tyre kur u paraqiten me ofertën finale "merre ose lëre". Ata e kishin gabim. Fondi, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian bëne një gjykim te gabuar fatal dhe tani e kanë humbur tashmë kontrollin e ngjarjeve.

Shpallja natën e së  dielës e mbylljes emergjene të bankave dhe kontrollet e kapitalit, tregon sesa kritike situata është bërë. ( marrë me shkurtime nga The Guardian) 

SHKARKO APP