Kronikë e një izolimi të paralajmëruar!!

Nga Juli Çela (shqiptare që jeton në Brescia)

Brescia ndalon! Lombardia ndalon!

Mbizotëron një ndjenjë frike përzier me ca doza irrealitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dritarja dëgjohen sirenat e ambulancave gati çdo 10 minuta. Të qeshurat e çamarokëve të mi, më kthejnë në realitet. Mbi sobe vlon Çaji i Malit. Besoj se atje brenda bashkë me ujin formohet një pije magjike që e mposht të keqen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi disa dite me një dhimbje të lehtë koke: dua të besoj që ështe thjeshtë një viroze!

Teksa mbush filxhanin me çajin e Shqiperisë, nje tjeter piskamë ambulance gris kohën..

Nga dje jemi Zona e kuqe, rreziku që të infektohesh ështe i lartë. Autoritetet ftojnë të gjithë të mbyllen në shtepi. Mjekët po vihen përballë zgjedhjes së vështirë: duhet të shpëtojnë atë që ka më shumë mundësi për të jetuar.

Teksa xhironim me makinë disa dite më parë, im bir me një ton gati qortues me tha: ” Shiko se parku ështe plot me fëmijë, përse me the që ështe mbyllur!?”.

Më thoni, si t’ia shpjegoj një fëmije 4 vjeç, se ndërsa luan kulukundësi mund të infektohet. Si t’ia shpjegoj se për tani i vetmi vend i sigurtë ështe shtëpia. I sigurtë deri në momentin që njeri nga ne do ketë sintoma të tjera.

Por une besoj te fuqia e Çajit të Malit, fundja është marr atje ku luajnë Zanat.

Nesër do bëhet me mirë, sot vlen të kuptojmë sesa vlerë ka jeta!

/Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?