Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Kronikë zhgënjimesh”, Gjekmarkaj: Nga tanët, Albana shyqyr që nuk ma futi një shpullë. Shalsi po mban me gajret Gjylametin

Forum E martë, 6 Gusht 2024 17:11
”Kronikë zhgënjimesh”, Gjekmarkaj: Nga tanët, Albana shyqyr që nuk ma futi një shpullë. Shalsi po mban me gajret Gjylametin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ardhja e Mamicës në krye të Kuvendit shkaktoi potere e xhelozi të madhe brenda grupit të deputetëve socialist. Nga tanët nuk kuptohet në Nallbati është më i gëzuar apo më i trishtuar? Hermetik është bërë i paudhi. Të gjithë presin që ai të leshojë një psheretimë zhgënjimi apo gëzimi për të thënë më pas ashtu e kështu! Thjesht rri i ngurosur, i vuvosur, meit! Vetem Saimir Koreshi kendonte hitin e njohur “ tuj tuj tuj pulat e gjata”!

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Jorushi i Tabakëve si një murgeshë e virtytit lutej për paqen e përgjithshme. Albana shyqyr që nuk më futi një shpullë se po dilja si me bezdi në mejdan po vetë ama e ndezi makinen grirese të mishit. Nderhyrja e Salianjit më shpëtoi! Ai i tha mos e nga të uruarin edhe pse mendjelehte, mezi e kemi çoku na kujton se duhet të qeshim ndonjëherë se gjind jemi helbete! Harami u shfaq si Shën Gjergji. Gjithëaq hukamave të Dash Sules dhe hipjet e tij mbi karrige që zëri ti shkonte në veshet e duhur nuk qënkesh e lehtë që emer tu vësh!

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por gjylja e madhe plasi nder socialistet që u plaken në atë parti dhe të tjerë që mund të shkojnë të rinj drejt harreses pa e shenuar emrin asgjëkundi. Pandi Majkua ish xhanan Kryeminister e ka pritur këtë ditë, të dalë vetë atje sipër, për festa kombetare të vërë mbi ato thinja të lashta plisin e Kosoves dhe tirqit e Rugoves të veshë! Por jo, ju desh vetem të nxehë pëllëmbet nga duartrokitja kur Babua lëshoi emrin e Mamicës në atë bina. Qeshi por besimi ju lëkund! Taven e Babos po i duhet vetëm ta fshijë nga jashtë kur ajo piqet, ti marrë erë e të gëlltitet në boshllëk.

Fatmir Xhafës që i di mirë punet e Dovletit se e ka filluar hetues, pasi dreqosi një reformë në drejtesi e po gatit një tjeter edhe ai i zbardhur nëpër poste e bir besnik i Partisë i këndej ajo karrige, por se dha veten, shtrengoi dhëmbet, një e theu, me bindjen që hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë. Klosi i cili merr çi japin e nuk e bën veten kur mbetet pa gjë nuk e shihte me sy të keq atë vend bosh pas ikjes së Lindites! Çuçi i mësuar me transferime nuk do kishte thënë jo ! Një si mullâ ju krijua aty për aty sapo ndjeu që do bëhej zevendes i Ermos! Njehere ka zevendesuar Nikoqirin, pastaj Taon, tani Ermon ! Të ngjitej nga atje ku zbriti Nikolla goxha qejfi do i bëhej po nuk qe e thënë! Beraqavers mendoi edhe kaq më mirë se asgjë.

Ermua vetë që aq beteja ka bërë duke hedhur benxine, zift e zjarr mbi Opoziten per një çast tek ish Kryetarja lexonte ikjen pa kthim besoi se po i feks ora e mirë por medet paskesh qënë katilferman, zeherhaberr! Toni mbyllte sytë dhe enderronte veten atje siper duke na lexuar pjesë nga Talmudi,Bibla e Kurani si i zgjedhur nga Perendia e biri i saj në Tokë! Po kur i hapi qerratai ç’të shihte fytyren e Mamicushes që behej Kryetarushe. Ju tha pak gjuha dhe mendoi duhet luftuar që të mbetem se të merr e keqja perpara e kushedi ku perfundon me sy mbyllur.

Mimi di Puccini gjithmonë ka besuar se nese nr 1, i shtetit nuk u jepet kurrë katolikeve per habi, sepaku nr.2 duhej tu mbetej atyre. Ajo e kishte një identikit të qartë , duhej , katolike , nga veriu, një e gjatë, bjonde me sy të kalter, që ka parë botë me sy dhe jo një flokperdredhur, ezmere, nga bregu, e hajthme, nga ata që thanë më mirë çallmen e Sulltanit se kesulen e Papes në 1453 dhe Zoti jua bëri qejfin. Por e mbajti veten për t’ja lënë kohes gjykimin e mbramë.

Nikoqiri i cili nuk e ka shqetesim se çfarë të tjeret vendosin për të besonte se mund të merrej vendimi që si skuth që është ti jep atij ajo kemborë por mori të Çuçit! Nuk e di çe pret se ky gojëprishuri Gaz Bardhi seç i kishte gjetur ca defterë e po pret shtatorin. I thashë e ke homolog, Nikoqiri kendon, i bie kitarres perkthen, ka shpirt lozonjar poeti mos ju hakerre…ja tregoj unë atij poezitë e gjepurat uleriti i ligu. Termeja kishte parë një shpatull dashi dhe aty i dilte që Tezja do mbetej në Qeveri por edhe një shteg i diltë i hapur po nuk lexohej mirë për të ikur siper apo më vonë poshtë!

Zemra e Tezes e cila rreh per kauzat e medha dhe metaliket fergellonjes u perposh nga një llaftar i ëmbel se mos ajo vetë do bëhej Kryetare anipse aty nuk ka firma! Por sa emri i Mamicushes doli ajo e di që duhet të shfaqë gezim dhe e bëri! Tao, kur Lindita na surprizoi aty per aty pat ndjesinë e indiferences po kur Babo e zevendesoi papritmas me Ibrahim Hoxhen mendoi qe puna qenka mire dhe ai u dashkesh per lart! Eh kush e priti që ai do bëhej Mamicush. Gonxhe ishte në ankth të madh derisa ajo mesele u mbyll!! Ai nuk di të flasë vetem të luajë doren të firmosë dhe kryetarlleku do fjalë jo dorë! Aty do i dilnin djerset e kiametit. Shpetoi i uruari. Bela shikonte me inat Opoziten qe bëri gurgulera jo thjesht se lagen Babon me ujë të bekuar dhe e gjuajten me rregullore të skaduar por mbi të gjitha per faktin se ajo ( opozita) nuk u tregua e ndjeshme per modelin e ri të flokeve që Kryetarushja kishte zgjedhur në diten e inagurimit!!! Dhe zor se do na e falë këtë mosvemendje!!

Po Damo pyeti dikush? Ai ka kohe që s’ka pretendime por si sakrificë mund të pranonte të behej i pari i Tabirit! Su bë su bë shendosh. Po Shalsi u interesua një tjeter? Po mban me gajret Bleron që nuk po i bie që nuk po i bie një herë rruleta se per vete preukupim të vetem ka snobimin e Bores tek platforma gumezhin. Për Etilden u ndanë në dy kampe! Estetet me në Krye Kryezevendes Liderin Muli dhe mua si zevendes per shpirt i tij thanë që Etilda ose Ogi do ishte e duhura por luftetaret me në krye Frrok Gjinin të pasuar nga Ulsi Manja kerkonin Braçen për Kryetar po llapashitej në llastime, jo mi jo mi nuk dua!

Etiketat e lidhura

Agron GjekmarkajKuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 16 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 17 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 18 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 19 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.