Kryeministri në zyrën e tij që vjen era shtet
Nga Kastriot Dervishi –
Kryeministri në zyrën e tij që vjen era shtet.
Pandeli Evangjeli (1859 – 1949), politikan dhe burrë shteti i shquar, ishte kryeministër i Shqipërisë në vitet 1921 dhe 1930 – 1935; kryetar i parlamentit më 1921, 1928 – 1930 dhe 1937 – 1939. Po ashtu ka qenë edhe ministër. Në foto është në zyrën e tij si kryeministër në kohën kur Shqipëria kishte shtet. Pranë mban botimin “Fletorja zyrtare” për të konsultuar ligjet e shtetit dhe shkresat që priten të studiohen e nënshkruhen prej tij.
Pandeli Evangjeli ishte kryeministër që nuk tregonte barsoleta apo fliste papushim gjithë ditën për gjëra pa lidhje me detyrën. As nuk mbante bojëra e bënte shkarravina. Po ashtu nuk ndante torta e jepte çelësa. Besohet se fotoja është rreth vitit 1933. Tani krahasojeni këtë foto me individët që nuk bëhen dot as shtetarë dhe as burra shteti. Se nuk janë prerë për të tillë.