Kryeparlamentari Meta në Kongresin Amerikan
Është e dyta herë që Ilir Meta shkon kaq shpejt në Kongresin Amerikan. Pse kaq shpejt brenda një harku 6 –mujor? Por në fillim po shpjegojmë se cilët ka takuar Meta në Ëashington, në kryeqendrën e politikës botërore.
Kryetari i Parlamentit shqiptar ndodhet momentalisht në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sëbashku me delegacionin parlamentar që e shoqëron atë, kreu i Kuvendit ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme në Kongresin Amerikan. Në fokus të takimeve kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria në procesin integrues.
Kreu i Kuvendit është takuar gjatë dy ditëve të fundit me dy prej kryetarëve të komisioneve më të rëndësishme të Kongresit Amerikan. Ditën e enjte u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, kongresmenin Pete Sessions si dhe me Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare kongresmenin, Michael Mçaul. Temë kryesore e takimeve kanë qenë sfidat e dy vende në luftën kundër terrorizmit dhe kriza e refugjatëve. Ndërsa për zhvillimet në Shqipëri, vëmendja është foksuar tek reforma në drejtësi dhe angazhimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions ka vlerësuar kreun e Kuvendit për lidershipin dhe kontributin që jep në zhvillimin e Shqipërisë. “Marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne do të jemi aty përkrah jush. Në emër të Kongresit amerikan unë dua t’ju falënderoj për miqësinë tuaj dhe për bashkëpunimin e mirë”.
Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Kuvendit ka zhvilluar një vizitë tjetër të rëndësishme në Departamentin e Drejtësisë në SHBA. Ai u prit nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Ëashington DC, me të cilët bisedoi mbi përpjekjet e përbashkëta për një sistem të drejtësisë të paanshëm, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri.
Gjithashtu, kreu i Kuvendit rikonfirmoi angazhimin e tij për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kuvend dhe duke vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe punën e paanshme dhe profesionale të misioneve EURALIUS dhe OPDAT. “Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Të monitorohet reforma në drejtësi dhe të jetë histori suksesi. Ne jemi të vendosur ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmerisë në Shqipëri”,- tha Meta.
Nga ana tjetër, Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Sëartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA-të i kushtojnë miratimit të reformës në drejtësi. Zyrtari i Departamentit të Drejtësisë theksoi se misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Sëartz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Kjo ishte tabloja e takimeve të numrit dy të shtetit shqiptar, ndërkohë që para pak javësh ishte edhe kryeministri Rama në Shtëpinë e Bardhë. SHBA nuk e lëshon kaq lehtë Shqipërinë, ndonëse e varfër, por mbetet kandidate e denjë për në BE e kësisoj Ëashingtoni zyrtar duket se insiston për të bashkëpunuar me politikanë jo vetëm të rinjë, por kryesisht me politikane karriere të cilët qëndrojnë korrekt me linjën amerikane për një shtet ligjor.