Kryeshefi debaton me Popullin dhe qentë që lehin

Ai, filloi të lexonte raportin e gjatë dhe të detajuar që i kish sjellë Fugsi i Vogël. Vetullat e harkuara ju ngritën çark. Fërkoi hundën me majuce. Lëmoi tryezën prej druri arre 100 vjeçar dhe përkëdheli mjekrën. Avulli i kafesë e përmendi.

– Ja po vij! Po vij moj xhane! – i foli Kryeshefi filxhanit të kafesë dhe i futi gishtin te vegsa e saj dhe rufiti ca kafe të mirë brazili. Hodhi një kupë raki të mirë nga ajo e Kocos, që i kish mbetur si rezerve prej kohe dhe i doli një ofshamë nga shpirti “ah Koço, Koço!… po prit se çdo të të bëj! E ke kot që shkon dhe ha drekë e darkë me Metën or qyq!… ske ku futesh e mbrohesh prej meje!”

Raporti i Fugsit nxinte. Rënie e madhe e popullaritetit, në turma, ndër shumicë të bizneseve dhe ndër katunde. Sharjet dhe opinionet e këqija ishin nga më të ndryshmet. Mashtrues, i lidhur me të fortët, arrogant, i pabesë, zhgënjyes, super i pasur dhe në shërbim të të pasurve!

Kryeshefi u nxeh. I futi një të thyer filxhanit të kafesë. Dhe mori me vrull Avokatin në telefon. Celulari i doli i mbyllur. Fugsi i Vogël, që përgjonte çdo lëvizje të tij, e kuptoi se cfarë kërkonte bossi.
– Është në spital shef! Shpëtoi për mrekulli! Por kemi lajm të gëzuar, është mirë tani Avokati!
– Tani më duhej muza ime ! Tani!… Nejse hajde hapim Fb dhe u japim ca gëzime fansave!

Fb nxinte nga komentet. Kryeshefi rrudhi buzët.
– Cfarë populli budalla më ka rënë fati të drejtoj! Pse të mos isha presidenti i Francës? E çfarë ka ky Hollande më shumë sesa unë? E kam takuar dhe kemi folur! Më vjen anësh! – foli me vete me zë të lartë Kryeshefi.

Dhe filloi të shkruajë në Fb, ndaj popullit të tij, që Zoti padrejtësisht i kishte besuar të drejtonte dhe të udhëhiqte mes stuhisë së kohërave. Sepse ai ishte i vendosur. Do ta printe atë turmë shqiptarësh qoftë edhe këmbëzbathur, si Moisiu popullin e Izraelit nëpër shkretëtirë. “Por Shqipëria ka shumë ujë, madje përmbytet”, mendoi vetëtimthi ai.

Por pastaj shkoi më tej në arsyetimin e vet, që i gjarpëronte nëpër katakombet e trurit të ndezur dhe të përndezur. “Po, jam si Moisiu që udhëheq zhelanët e mij, ndë shkretëtirë të injorancës, medioktitetit, të idiotësisë që shtiret si dije e thellë dhe e mosarësyes që shtiret si shpikje… “
Ishte në formë dhe në frymëzim. Përpara se sa ti drejtohej Fb, bëri një xhiro nëpër portalet e armiqve. U mbush mirë e mirë me maraz dhe me vrer për armikun! I rrahu, i vrau dhe i preu ata mendërisht, i shau vënçe ashtu si dinte ai që në kohët e rinisë së parë, pastaj filloi të lëvizë gishtat e tij çudibërës në tastierë.

– Të dashur miq! Kush nuk na do dhe kush nuk na beson le të pjerdhë sa të dojë, të pjerdhë dhe të lehë sa ti plasin mushëkritë, stomaku dhe zemra bashkë! Ne do të ecim përpara! Stadiumin Qemal Stafa? Atë qelbësirë ta ruajmë? Ik ore pirdhuni! Buldozerët dhe tritoli janë në këtë rast miqtë e mij më të mirë! Fasada? Ik ore mbushuni! Unë jam piktor dhe bir skulptori dhe e di që nuk vlen asnjë grosh ajo pacavure e italianëve! Ore e kuptoni Rilindjen ju ore derra?! Do bëjëm Tiranën si Dubai! Ëndra ime vazhdon! Ma ndërpretë or qyqarë në vitin 2011 dhe zgjodhët atë Lulen e Shqupit, por unë u ktheva! Dhe mora të gjithë Shqipërinë! Ore qyrashë që më urreni! Sa të kem Ilir Metën që e kavërdis si të dua dhe kur të dua, as që pyes për ju! Se cfarë kujtoni ju? Se më urren Ilir Meta mua? Jo moreee! As që keni kuptuar asgjë! Kjo është Loja që luajmë me ju! Quhet hajde luajmë Lojën e demokracisë! Hahaha!Ai më adhuron dhe më dashuron në fshehtësi! Dhe atë shprehjen me qetësi dhe dashuri, për mua e ka o derëzinj! Po, po, do ta mbjellim Tiranën dhe kulla shumëkatëshe! Ku të mundemi dhe sa të mundemi! Do tju merret fryma? E kujt i plasi?! Blini ore ndonjë pompë azmatiku dhe zgjidhni hallet tuaja prej krimbash dhe zvaranikësh, pa e ngritur shumë zërin se i them Sajmes dhe cunave tua zbusin kurrizin!… Por edhe nëse Sajmja nuk mundet të veprojë simbas ligjit, kemi edhe cuna të tjerë pa uniform dhe pa kapele polici! More qena që lehni si qena!

Ore si nuk e kuptoni o vdekshi që të gjithë! Unë e kam vizatuar Shqipërinë në kokën time dhe tani po e hedh në letër! Dhe do ta gdhend dhe do ta lyej e zhgjyej këtë pikturë murale timen ashtu si ma thotë truri dhe frymëzimi im. Do ta bëj Vlorën si të dua! Do ta bëj Himarën si Santorinin! Mua cekicin dhe daltën dhe penelin dhe tritolin nuk ma heq njeri nga dora o kokrrat e trapave që sjeni gjë tjetër! Do tua bëj Shqipërinë ashtu si dua unë Kryeshefi i Parë, pëllëmbë për pëllëmbë! Sdo të kem kohë? Gaboheni! Ky është vetëm fillimi i pushtetit tim o zgjebarakë! Kam që në vitin 1997 në pushtet unë! Jemi në vitin 2016! Dhe vetëm në ngritje jam! Dhe vetëm duke ju shpërfillur apo shtypur dhe më kryesorja vetëm duke mos ju dëgjuar ju! Sepse në thelb ju kështu u pëlqen! Kështu ju pëlqen të rriheni dhe të shtypeni! O kokrrat e koqeve! O banorë të përjetshëm të batakut, baltës, zgjebes, o masturbues pijetoresh që pini e bëheni tapë dhe palloni komshijet me bythë të mëdha dhe me bythë të palarë një shekull!

Kryeshefi shkruante dhe bërtiste me zë të lartë duke pështyrë pa teklif ekranin e madh të kompjuterit, që i kishte mbetur mbi Portalin 360. Fugsi i Vogël u kollit dhe u afrua gjithë frikë dhe delikatesë.
– Cfarë ka? Mthuaj cfarë ka?! – bërtiti Kryeshefi. Në të vëretë shefi e dinte se cfarë kishte Fugsi i shkretë. I kishin kompjuterat paralel dhe ai kish porosi të kontrollonte postimet në Fb të Kryeshefit, t’i korrigjonte dhe t’i filtronte, kur atë e rrëmbente dallga e frymëzimit dhe mund tja fuste vrapit të të shkruarit pa frena dore.

Kryeshefit i rodhi një pikë loti. Fugsi nuk e kuptoi dot nëse ishte lot inati apo mallëngjimi por i sëmboi në zemër. Kur qante ai, i qahej pa kuptuar edhe atij. Po kështu i ndodhte dhe kur qeshte. Rrëmbeu një shami prej mëndafshi dhe ja fshiu lotin e kristaltë plot dhemshuri. Kryeshefi ngriti sytë e tij të bukur dhe të mëdhenj dhe u ngashërye si fëmijë.

– Nuk më kuptojnë! Nuk më kuptojnë këta horrat o Fugs – psherëtiu Ai, në mënyrë shekspiriane.
– E di! E di my Lord! Por qentë le të lehin, karvani ynë do të ecë përpara! – pëshpëriti i ngashëryer edhe Fugsi i Vogël dhe i mbylli me gishtat e tij të hollë Portalin 360.

Shkruesi i Pallatit, vuri një pikë në rrëfimin e tij mbi qeverisjen e të lumnueshmnit. Kështu ishte mbyllur edhe kjo ditë dhe kish perënduar një diell dhe një hënë, në pashallëkun e Kryeshefit.

SHKARKO APP