Kthim në identitetin antishtetëror
Nga Mero Baze
Partia Demokratike e Shkodrës, ka bërë një protestë modeste në qytetin verior, kundër fushatës së formalizimit të biznesit dhe sidomos ndaj masave ndëshkuese për bizneset pa kasa dhe ata që nuk japin faturë tatimore. Në fakt koha për të bërë protesta kundër qeverisë është ideale. Ka plot arsye përse njerëzit mund të protestojnë, sidomos për papunësinë, krizën ekonomike, shërbimet korruptive të administratës, kostua e ngritur e jetesës, etj. Nga dhjetra aryse që ka për protestë, bile dhe arsye politike, opozita shkon e gjen identitetin e saj anti-shtet për të protestuar në një qytet të cilën e mban bastion të saj, për shkak të këtij identiteti antishtetëror.
Të paguash taksa është e dhimbshme, por duhet t’i paguash ato. Të paguash drita është e dhimbshme, por nëse I do, duhet ti paguash. Të paguash ujin është e dhimbshme, por duhet ta paguash. Në të vërtet Partia Demokratike ka krijuar në Shkodër, një bastion të saj, pikërisht duke u mbështetur mbi këtë identitet të saj antishtetëror. Shkodra njihet si qyteti që nuk paguajti kurrë energjinë elektrike nën prentimin se nuk njihnin qeveritë e majta në këtë vend. Ishte kjo situatë katastrofike, që detyroi qeverinë në prag të zgjedhjeve lokale të bëj shkëmbim të kompesimit për përmbytje me faturat e papaguara, duke zbutur disi borxhet në mënyrë artificiale. Ishte beteja me pagesën e dritave nga qeveria dhe premtimin për të mos I paguar nga PD, që coi sërisht mandatin në anën e PD në atë qytet. Tashmë është kushtrimi I PD për të mos ju bindur aksionit të formalizimit të ekonomisë ajo që nxjerr në rrugë disa militantë të PD që shpresojnë se po imitojnë një kryengritje kundër qeverisë.
E gjithë kjo është një kauzë, e cila jo vetëm që nuk rritet dot , por është shumë e dëmshme për vet imazhin e opozitës si forcë politike antishtetërore. Përfytroni në krye të protestave “S’duam kasa”, “Poshtë faturat tatimore” etj, ish ministrat e financave dhe të Ekonomisë së PD, apo ata që kanë drejtuar shtetin.
Kjo jo vetëm që nuk e vë në pozitë të vështirë qeverinë aktuale, por i lehtëson Edi Ramës gjithë imazhin e operacionit duke e motivuar atë dhe politikisht dhe duke bërë ndarjen qeveri opozitë në raportin shtet antishtet.
Operacioni për formalizmin e ekonomisë, ka plot defekte dhe arrogancë dhe natyrisht plot xhepa për të cilat duhet bërë kujdes të mos dëmtojnë thelbin e tij. Ai mund të degjeneroj vende – vende dhe në korrupsion apo presion për gjoba, por fuqia politike që ai prodhon, jo vetëm është e pakundërshtueshme, por dhe e dënueshme penalisht nëse e kundërshton. Mospagimi I taksave dhe thirrjet për ta bojkotuar aksionin e formalizmit të ekonomisë nuk janë vepra politike, por vepra penale, për të cilat cdo njeri përgjigjet individualisht.
Problëmi I njerëzve të thjështë natyrisht është niveli I lart I taksave, problemet e kostos së jetesës dhe fitmi I vogël nëse formalizohet ekonomia, kurse krerët e PD janë milionerë pa pasur kurrë NIPT në jenë e tyre. Si të tillë ata mendojnë se lekët fitohen, sic I kanë fituar ata, pa pasur kurrë NIPT, pa paguar kurrë taksa dhe pa pranuar kurrë të favorizohen.
Të futur në këtë spirale nga luftërat e brendëshme në PD dhe nga dyshimi se Basha po ecën në një linjë të moderuar me ndërkombëtarët, “dumbabistët” e vjetër të PD, mendojnë se mund ta kthejnë PD në identitetin e saj antishtet, si mjeti I vetëm për t’ia dal mban. E vërteta është se vetëm sa I bëjnë nder qeverisë dhe motivojnë atë dhe politikisht ti mëshoj fort këtij aksioni, duke marrë dhe merita që nuk I takojnë. Sic ndodh rëndom kur ke përball Berishën.
TEMA