Kujt i shërben Policia e Shtetit?
Nga Neritan Liçaj-
Do të doja që ky status të lexohej me vëmendje dhe jo me tifozllëk!
U vra një shqiptar një bir nëne, siç jemi të gjithë! E rëndë,e trisht,e papranueshme,e dënueshme.
U drejtohem të gjithë efektive e të forcave të armatosura të Shqipërisë,dhe organeve të sigurisë së këtij vendi!Ushtri,polici,gardë,shik,organeve të tyre mbikqyrëse.
Kujt i jeni betuar ju zotërinj dhe zonja,kur keni veshur atë uniformë,ose keni marrë atë detyre?!
Një i ri shqiptarë humbi jetën sot.Perse?Çfarë bëri kriminale?!
Shkeli orarin?!Dhe për këtë meriton ti merret jeta?!
Iku me vrap dhe s’ju bind thirrjes?!
Dhe për këtë meritonte ti merrej jeta?!U duk se drejtoi armen dhe për këtë meritoi ti merrej jeta?!
S’di nga t’ja filloj! Ti efektiv i policisë që bërë këtë akt,e di ti,që je betuar ti shërbesh qytetarit dhe jo t’a ndershkosh?E di që në policin dhe rregulloret e sajë të rreagimit,të parat janë këshillimi pastaj ndershkimit?Nuk e kapje dot të nesërmen atë djalë?Nuk duhet të qëllojë në ajër për t’a trembur,ose në rastin më të keq t’a qëllojë për t’a plagosur?Por jo ti dojë të vrisje!Sepse ke parë filmat amerikan me policë do thoshte Spiropylli orbital.Po mir mor efektiv,a e di të që rregullorja e përdorimit të armës të thot qe mund t’a përdorësh vetem nqs të qëllojnë?!Por jo mor çun..ty me armë në dorë të duket vetja zot dhe si të mos me ndaloj ai m’u dhe unë e vras!
Po mir mor djalë po e di që e vrave atë djalë me fytyr te qeshur që rrezatonte mirësi,e që nëna e tij s’do e gëzoj e trashëgoi me atë djalë që e ka shkëputur nga shpirt!Po mirë mor efektiv me armë,nuk po e kuptoni që po bëni krime!
Para disa kohësh i asgjësua një burrë i lodhur në Elbasan që si bëri dëm askujt megjithë problematikat që mund të ketë pasur..nuk meritonte te vdiste!Policia s’duhet të jetë jetmarrese por jetë mbrojtëse.Na i vërsulet të teatri si hiena!Kundër kujt?!Mua artistëve grave me thinja në kokë qytetarëve me duar në xhepa?!Pse?
Të Unaza e madhe i motrës shpirtin si gangsterre disa njerzve të nderrshem që shtëpitë e tyre mbronin!Në breg të lumit i nxirret fëmijët ma gaz në 5 të mëngjesit si të ishit Gestapo?
Atë Gjergj Thimion po e masakrimi sikur të ishte vrasës dhe jo artist…e sa e sa të tjera!
Për çfarë po e bëni?!Për rrogën?!Turp t’a thoni!Për bukën e fëmijëve!Poooos se me bëni të vjell!Në të tjerët s’kemi fëmij dhe jetë,vetëm ju?!
Kujt i shërbeni ju,që jeni dhe ju djem populli!
Atë djalë që vrat sot,të paktën mos e perrlyeni për të justifikuar krimin tuaj!Të paktën këtë mos e bëni!
Boll i bet për sot!I motorët jetën!Të paktën heshtni dhe lëreni të shkoj në parajsë i qetë.Ju e dërguat me pa të drejtë.Tani heshtni sepse shum shqiptare,nder t’a dhe unë,i kemi sytë me lot,për atë të panjohur me fytyrë dhe buzëqeshje të mirë,që iku!Ju e perzut,pa e lënë të martohej,të krijonte familje,të dashurohej,të bënte fëmijë!Lëreni të qetë të paktën.E ti ministri kerme,ju shoqëri civile e leshit heshtni dhe mirë bëni,se do e ndynit atë pafajsi 25 vjeçare që iku dhe që dhimbjen e ka lënë të njerzit që e donin dhe që atë dhimbje s’do jua shlyej dot askush,sigurisht as statusi im i sinqertë vertet.
I prehsh në paqe o i panjohur…me dhemb vërtet shumë ikja jote.