Kukulla Besa gjeti “gabimin” , te opozita dhe iku turravrap

Për t’i dhënë Çezarit atë cfarë i takon Çezarit!
Nga Nora Malaj –

Sot maturantën protestuan para Ministrisë së Arsimit !
Protestuan për provimet e maturës shtetërore , në lenden e gjuhës dhe të letersisë . Protesta sot ishte një shuplakë e fortë për të gjithë kete çorovole që Ministria e Arsimit ka kohe qe po e gatuan .
Asnjeherë , në asnjë kohë provimi i letersisë nuk ka qenë kaq i kontensuar , sesa kete herë , në kete maturë shtetërore .
Dhe nxenesit kanë te drejtë.
E drejta e tyre për të protestuar buron nga fakti që titullja e ministrisë jam e bindur që nuk e di që kjo kurrikul është ne vitin e saj të dytë dhe ende mësuesit nuk e kanë berë të tyre lendën që ua japin maturantëve .
Zonja ministresh që drejton ministrinë ende nuk e di që kjo kurrikul mbarekombetare është ende nje dokumet që nuk ka as firmën e saj dhe as të paraardhsese, pasi dy vite me parë ndonëse ishte ne fazë pilotimi u hodh si kurrikul ne te gjithe sistemin , po ende i pa testuar plotësisht dhe që mbart një mijë e një probleme.
Maturantët protestuan se ata u ndjenë te keqperdorur, pasi teza ishte ndërtuar me pyetje që prodhonin subjektivizëm dhe që ishte e pamundur të japin përgjigje shteruese dhe te sakta ne zgjedhje me alternativë .
Kjo i penalizon ata dhe e benë me të veshtirë vlerësimin objektivë të ketij provimi.
Maturantët besuan te ministria dhe u zhgënjyen për standartin e tezës dhe cilësinë e saj , kur kjo maturë ishte si gjysma gjeli, nën tërmetin e pandeminë dhe vepra e Lasgushit “Ylli i zemrës” është shkalla më e lartę e veshtiresisë, pasi njohja me vepren është ne vitin e dytë të hyrjes së saj , në kurrikulën parauniversitare dhe ne kushtet e Pantemisë shfrytëzimi i bibliotekave ishte e pamundur , e si e tille vepra mbetej e palexuar dhe e panjohur nga nxenesit dhe kjo është paaftësi nga ana e ministrisë , për të kuptuar realitetin ku jetojmë dhe mekanizmi sesi punon Ministria e Arsimit .
Maturantët u revoltuan me të drejtë, pasi ishin të qartë që 7 muaj nuk kishin berë mesim dhe besuan që politikberësit e ministrisë nuk do të talleshin me padijen e tyre per t’i “kryqëzuar” edhe pse materialet ishin pjesë e programit , po jo të realizuar .
. Matura nuk është qëllim ne vetvete , po është provimi i formimit , ku nxenesi nuk garon po ka dëshire dhe aftësi të tregoj sa di , si di dhe sa kulturë dhe dije të qendrueshme ka marr nga programi shkollorë .
Maturantët me të drejtë protestuan , pasi ata nę revoltën e tyre kërkesat i kanë të qarta , jo programi orjentues të ishte pjesë e pyetjeve , por programi që ata kanë realizuar gjatë kësaj periudhe pandemie duhet të ishte pjesë e fondit të pyetjeve.
Maturantët dhe bashkë me ta dhe prinderit e mësuesit janë të shqetësuar , cfarë do të behet me ta ???
Qartësisht ministria dhe Komiteti i Maturës Shteterore duhet të përgjigjet me zgjidhjen e problemit te tyre.
E kam thene qe ne krye te herës , kjo Pantemi tregoi se ku ka mbrritur arsimi sot.
Asgjë nuk do t’i kishte kushtuar Komitetit të Maturës Shteterore për të
marr vendimin , që ketë vit , të mos i realizonte provimet e maturës ,pasi dihet që Matura tashmë është dalëse dhe ashtu si ministritë e vendeve simotrat nëper rajon dhe botë , t’i vlerësonte maturantët me noten mesatare të tre viteve duke respektuar edhe situatën e jashtëzakonshme të Pantemisë , të mbrojtjes se jetës te maturantëve .
Komiteti i Maturës Shtetërore si organi pergjegjes per kete provim
shtetërorë , duhet të merrte pergjegjesisë dhe pertej organizimit të standartit të provimit, që kete vit ishte në nje qasje teresisht ndryshe dhe testin dhe modelin e testimet me alternativa , qe ishte per herë të parë në kete provim kombëtarë , duhet ta kishte orientuar , qartë , saktë dhe me nivel mesatarë , jo qëllim
për të ndërtuar pyetje të vështira , me pergjigje alternative subjektive.
Personalisht e di sa i rëndësishëm dhe sa shumë përgjegjësi kërkon provimi i maturës Ai , do mirësi ,profesionalizëm dhe dashuri per t’u berë dhe nuk është qëllim për të kapur dhe penalizuar nxenesit e mësuesit .
Tek memet e nxënësve “Çfarë bëri Turi, se na iki truri!” është shuplaka me e madhe që i maturantët ia drejtojnë sistemi të sotëm
arsimor !
Dhe të mos harrojmë që ata janë të traumatizuar , të pambrojtur, të çorientuar, të paqartë dhe të stresuar pas karantimit që kaluan .
E tani ,detyra e Komitetit të Maturës Shtetërore është të veproj , të analizojë situatën, të dëgjoj maturantët e mos të penalizoj askënd prej tyre, po të kuptoj realitetin dhe t’u japi shancin të gjithë nxenesve që sot protestuan për dijen dhe në mbrojtje të saj!
Jo penaliz , po vleresim , trasparencë dhe zbatim të standarit dhe cilësisë , pa subjektivizëm!
Maturantën sot i bënë radiografinë arsimit shqiptarë !
Fatkeqesisht Arsimi është prekur nga Govid 19 ! Duhet intubuar që të shpëtojmë arsimin dhe të mbrojmë të rinjtë tanë !Këtë tregoi protesta sot! Këtë ua kemi borxh maturantëve tane të mencur dhe të dlirë!

SHKARKO APP