Kumanovë, kush e mban “helmin e tradhtisë” që vrau Trimat Shqiptarë?

Lufta në Kumanovë, në Maqedoni, ngadalë po kuptohet se nuk ishte një ngjarje çfarëdo. Zbulimet e të vërtetave që ndodhën atje, edhe pse me ngadalë, po shpalohen në formë dokumentesh dhe po vazhdojnë të jenë tronditëse.

Të rënët në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë konsiderohen gjerësisht nga portalet “on-line” trima të vërtetë, apo etiketohen edhe si heronj. mes tyre Mirsad Ndrecaj, i njohur me nofkën "Komandant Nato" dhe Beg Rizaj, "Komandant Begu", sipas të gjitha gjasave, janë vrarë pas arrestimit.

Por përveç kësaj,  ka dyshime se ata mund të qenë tradhtuar edhe më gjerë, nga politikanët kosovarë, përveç se nga politikanët shqiptarë në Maqedoni, si Ali Ahmeti e Menduh Thaçi.    

Atë që fillimisht e dëshmoi njëri prej anëtarëve të grupit – që në mënyrë të çuditshme, u la “i lirë” – se kishte parë të gjallë, të arrestuar, Mirsad Ndrecaj (madje edhe dy nga të vrarët), pa qartësuar mirë emrat. Ndërsa sipas një informacioni tjetër të ofruar  rezulton se janë tre të vrarë pas arrestimit.

Por, situatën e komplikon më shumë heshtja e institucioneve të Kosovës. Ashtu siç informojnë mediat në Maqedoni, kishim edhe të dhëna se po fshiheshin informacionet zyrtare të dërguara nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, ku gjinden të faktuara mospërputhjet për numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve, me emra e mbiemra.

Ndërsa një rrëfim i familjarëve të të burgosurve në luftën e Kumanovës, thotë se 8 nga 10 të vrarët ishin të gjallë në momentin e dorëzimit dhe të arrestimit.

Atëherë pse hesht qeveria e Kosovës? Pse nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete deri më tani për zbardhjen e të vërtetës së Kumanovës?

SHKARKO APP