Kur Arian Çani flinte me dy ruse

Nga Mitro Çela

Ndalohet leximi për pensionistë, nën 65 vjeç-

Hej dreq! Nuk di pse më erdhi ndër mend historia e një arnauti që fleti me dy ruse…Me stil përrale do nisnim kështu. Na ishte një herë një djalë me zanat gazetar nga Tirana. Llagapin e kishte Arian Çani. Disa vite më parë, shkoi në një seminar në Athinë. Ishte aqë i bukur, “Sy zi e vetull pë”, sa e bëri bjonden nga Rusia me emrin Masha ti derdhi lotët gurrë. Kur mardhëniet mes të dashuruarve ishin në “rang ambasade” përfitova edhe unë të shkëmbej dy pare muhabet.
Unë:- Me këtë nur që të ka gatuar mamaja, nuk besoj se ke vuajtur për të gjetur punë?
Masha:- Në fillim më mori në punë si sekretare një bizesmen, sepse unë dija të “punoja” me gishta dhe me gojë!…Më kupton?…Jo i thashë!…Qënke djalë mamaja!…Ha, ha, ha…Ku na mbeti historia?…Tek këmbët, thashë unë, duke kujtuar anegdodën me gjyetarin dhe ariun!…Jo po flisnim për biznesmenin tim… E kishte nisur tregtinë në kohën e Gorbaçovit. U lidh me një anglez që blinte naftë dhe shiste armë! Kush donte armë? Të gjithë. Në radhë të parë armë donin jatullahët, kmerët e kuq, kozakët, çeçenët dhe gjeorgjanët… 
Unë:- Pse e këmbeve biznesmenin me deputetin?
Masha:- Deputetin e quanin Grigor dhe ishte i bukur si Grigori i Shollohovit. Ke dëgjuar për këtë personazh?
Unë:- Jo, i thashë. Në fakt e kisha lexuar “ Donin e Qetë” që në moshën 14 vjeçare, në moshën që shkon për shtat ajo fjala që qarkullonte mes rinisë në epokën e Enverit: “Sa të kemi kyçin e dorës, të na hanë… vajzat e Vlorës!” E kam shkruar haberin, më pare se të vihej në jetë spiunazhi kibernitik ndaj Sokol Ballës. Neise! Na mbeti muhabeti tek romani. Unë mbaja mend Grigorin dhe sidomos Aksinjën. Mes tyre pëlqeja Aksinjën, sepse një stinë vere, kur ende banoja në fshat, shihja ëndërr sikur flija me Aksinjën në mullarët me kashtë!
Masha:- Po të tregoj një histori, me që ra fjala për romanin. E thirri një ditë Stalini shkrimtarin. I thotë: 
-Libër i bukur! Por do të ishte më i vlefshëm për klasën punëtore, po ta bëje Grigorin komunist… 
-Të mendohem,- i tha Shollohovi…
Kaloi një javë. U kujtua Stalini dhe e thirri përsëri shkrimtarin e famshëm. Hë, i tha diktatori…E pyeta, u përgjegj Shollohjovi: nuk do të bëhet komunist…
Në fillim Stalini ngrysi vetullat…
-Ika tek të shumtët, mendoi Shollohovi…
Por pastaj diktatori nisi të qeshë me aqë forcë sa u tundën xhamet e zyrës në Kremlin… dhe Shollohovi jetoi për të shkruar edhe romanin “ Tokat e Çara”, që zgjat sa një udhëtim rreth botës me çajkë!…
Kur erdhi Hrushovi në pushtet, kritika sovjetike nisi një debat me temën: Pse nuk e vari Stalini shkrimtarin? Ka 50 që nuk po zbulohet shkaku. Ti ke ndonjë ide? 
Unë:- Shkaku është shumë i thjeshtë, po të studjosh filozofinë e Konfucit. Ai ka thënë: Çdo njeri normal është i çmëndur 5 minuta në 24 orë. Stalini ka qënë i çmëndur 24 orë. Një herë në katër vjet, kur shkurti ka 29 ditë, ka qënë normal për pesë minuta…E kupton kinezërinë e Konfucit moj e bukura Masha?
Një ditë Mashës i rridhnin lotët si krua. Më theri në zemër! 
-Paçemu? I thashë, pse rusisht!
– Më tradhëtoi miku yt, gazetari i bukur nga Tirana! Në fillim më tha: Hobi im është të fle me dy ruse! Ja plotësova. U futëm në një krevat në dhomën time! Por sot e zura në “flagrancë” me nje bjonde nga Rumania!..Kjo është poshtërsi?…
-Më keq i thashë unë! Më ngarkon mua ti fus nje hu të mirë?…
-Jo me dru! Unë e dua…po të largohet nga Rumunia!

SHKARKO APP