Kur Beckenbaueri dezinfektonte duart në Rinas
Ishte koha kur për kapitalistët, diktatura komuniste kishte vënë rregulla të tmerrshme për të hyrë në Shqipëri. Dhe çmenduria e një sistemi absurd zbatohet natyrisht edhe mbi talente apo njerëz të mëdhenj si Franz Beckenbauer, mbreti i futbollit gjerman.
Është një foto e rrallë e vitit 1971, kur përfaqsuesja e Gjermanisë Perëndimore, aliasRepublika Federale e Gjermanisë, u ul në tokën shqiptare, një vend i izoluar komunist për të luajtur në kuadër të eleminatorëve të kampionatit europian të vitit 1972. Ndeshje që u fitua nga “dojçët” me rezultatin 1-0.
Regjimi komunist kishte rregulla absurde për udhëtarët që vinin nga “bota kapitaliste”: ata duhet të dezifektonin duart në një enë qelqi të mbushur me ujë i përzier me klor.
Të njëjtën gjë bëri edhe “Kaiseri” por edhe të gjithë kolegët e tij. Në sfond duket edhe Berti Vogst, i cili shënoi golin ndaj Shqipërisë.
p.s. Akti i dezinfektimit të të huajve që shkelnin tokën shqiptare gjatë kohës së “qoftëlargut” – që për koiçidencë sot ka dhe ditëlindjen – mund të shpjegohet vetëm më një citat të tij që ishte vendosur atë kohë nëpër muret e shkollave, apo institucioneve të tjera sociale:
“Pastërtia nuk është virtyt i njerëzve të pasur, por i njerëzve të ngritur ideologjikisht dhe politikisht nga partia” (Enver) .
Dhe, derisa Beckenbaueri me shokë nuk e gëzonte privilegjin e të qenit i ngritur ideologjikisht e politikisht, natyrshëm që do i kishte duart e pista, me çshkak duhet t
i dezifenktonte para se të hynte në vendin e shqipeve kërk.
Nga Ylli Pata – /tesheshi.com/