Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur kërkon “luginën” dhe gjen humnerën

Forum E premte, 20 Gusht 2021 14:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi –

Presidenti Kosovës në mënyrë të përsëritur po thotë se: nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve duke nënkuptuar se ne do të fitojmë diçka, ! (luginën e Preshevës- jugun e Serbinsë). Kjo deklaratë vulos dëshirën e kahershme publike të Presidentit Serbisë se  “duhet të fitojmë edhe ne diçka”. Dhe kjo “diçka” është veriu Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Serbët nuk janë budallenj që pas “humbjes’ së Kosovës të humbasin edhe Luginën e Preshevës. Deklarata e përsëritur nënkupton që ose ideja e shkëmbimit të territoreve që ka muaj që qarkullon është diskutuar në rrugë informale ose Thaçi e përdor si mjet “presioni” para se të ulet në tavolinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Korrigjimi kufijve është hapja e kutisë së Pandorës. Në shqip thuhet: shkon për të venë vetullat dhe nxjerr sytë. Shpërbërja e Jugosllavisë ka ndjekur parimin e ruajtjes së kufijve të njësive të federatës (republika dhe krahina autonome). Në Bosnjë u krye spastrimi etnik, e megjithatë u ruajtën kufijtë e jashtëm.

Në Ballkan, nuk ka asnjë vend që të jetë 100% etnikisht i pastër. Krijimi precedentit të shkëmbimit të territorit me marrëveshje në shekullin e 21, do ta kthejë rajonin në shekullin e 20. Çlirimi i Kosovës nga sundimi kolonial i Serbisë është betejë e Perëndimit në emër të të drejtave të njeriut. Dështimi për të ndërtuar shtet funksional ku të drejtat e njeriut dhe minoriteve respektohen nuk adresohet me “konceptin” e doktor Adhamudhit të Çajupit. Nuk funksionon veriu dhe hajt ta këpusim (nuk po përdor fjalën ndarje) e ta shkëmbejmë me Serbinë.

Në politikë pyetja kardinale mbetet: kush fiton?! Shqiptarët në Luginë? Kosova? Rajoni? Serbia? Apo siç thotë Presidenti Thaçi do të jetë win-win. Një “zgjidhje” që fitojnë të gjithë.

Deklarata “jo ndarje, por korrigjim”, është një kambanë se Kosova po qëllon veten në këmbë – një shtet i çliruar nga Perëndimi, një shtet i investuar nga Perëndimi, një shtet i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, një shteti i njohur nga 113 vende- befas thotë: do të ndryshoj hartën?! Me bisedime?!! Seriozisht?!

Kufijtë në Ballkan janë shenjuar me luftëra dhe janë noterizuar nga Fuqitë e Mëdha. Idetë për “korrigjim” janë të rrezikshme edhe për skenarët e filmave të Hollivudit.

Nga mitologjia greke- kur u hap kutia Pandorës, sëmundja, vdekja dhe djajtë vërshuan në botë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbyllur kutinë e hapur e vetmja gjë që mbeti ishte shpresa.

Tani ka mbetur shpresa se tautologjia “korrigjim” do të shkojë me temperaturat e larta të verës. Në kërkim të “Luginës” mund të takohesh me humnerën – dalja prej së cilës asnjëherë  nuk ka qenë e lehtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 5 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 9 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.