Kur përdhoset dhe kënga labe

Nga Dritan Kaba –
Kenget polifonike dikur i kushtoheshin trimave qe luftonin me turqit, ndersa sot me porosi te Vezirit Edi Rama i kushtohen Erdoganit.
Xhirimet me cilesi te larte, me kamera 4 K, me dron, me regji dhe montazh, me grupin e kengetareve lapangjoze te grimuar, te kuruar ne çdo detaj, e verteton kete fakt te dhimbshem.
Edi Rama shiti detin Greqise, beri marrveshje per te dhuruar tokat e Kosoves, eshte gati ta beje Shqiperine sanxhak te Turqise, vetem te mbaje pushtetin e tij te kriminalizuar.
Nuk ka, besoj, poshterim me te madh per çdo kengetar te grupeve polifonike apo te shqiptareve qe kendojne ne dasma apo gezime se bashku kengen polifonike se kjo kenge e shemtuar, qe neperkemb çdo shqiptar.
Jane me dhjetra kenge kushtuar heronjve qe dhane jeten duke luftuar me pushtuesit turq. Jane me dhjetra kenge qe kendohen me krenari per ate qe heronjte kane bere e i kane dhene vendit, qe sot te kemi Shqiperine, pas peseqind vitesh roberi.
Po ju sjell nje nga kenget me te vjetra te folklorit shqiptar dhe kenges polifonike kushtuar Bilbilenjve!
Kush komb harron te shkuaren e tij eshte i destinuar te zhduket!
BILBILENJTË TREMBËDHJETË
Bilbilenjtë trembëdhjetë
Vanë në litarë vetë.
Vanë Bilbilenjtë, vanë…
Veziri hapi fermanë.
Ngreu Bilbil, të hedh litarë!
– Dale, bej, të dredh cigarë,
Se nuk jam çanak me dhallë,
Po jam Bilbili me pallë! –
Lanet paç Xhelal Voshtima,
Vare trembëdhjetë trima
Trembëdhjetë Bilbilenjtë
Vanë në litarë vetë.
Vanë Bilbilenjtë, vanë
Veziri hapi fermanë…
______
Ilustrimi nga Vehap Kokalari, në “Bilbilenjtë trembëdhjetë”

https://arkiva.kohajone.com/sa-malet-te-rroje-fieraket-kenge-per-erdoganin-ne-turqi-tek-gjysmehena-erdogan-nuk-ben-me-nena/

SHKARKO APP