Kur Tito pritej me flamur e valle shqiptare në Prishtinë (Video)
Ish-udhëheqësi komunist jugosllav, Josip Broz Tito, pati dy vizita në Kosovë. Të parën e pati shumë të shkurtë në stacionin e trenit në Mitrovicë dhe të dytën në vitin 1979.
Në këtë të dytën, Tito kishte ardhur me aeroplan në Aeroportin e Kosovës i ndërtuar 14 vite më parë, më 1965.
Nga aty e deri ai vazhdoi gjithmonë nën përcjelljen e njerëzve në rrugë që e përcollën me hyrje në Prishtinë, deri në Breg te Diellit e më pas drejt rrugës së sotme “Agim Ramadani” për tu kthyer tek vendi ku sot është Parlamenti i Kosovës e deri në Hotel Grand, ku edhe u vendos, transmeton Indeksonline.
Gjatë gjithë xhirimit shihet se si kosovarët e pritën udhëheqësin me valle e kostume shqipe e madje edhe me flamur shqiptar krahas atij jugosllav(Express)
Për më shumë shihni videon më poshtë: