Kur zërat bashkohen në korin e protestës, kundra pedofilisë, në mbrojtje të jetës!

Nga Nora Malaj –

Protesta sotme ishte më e veçanta e llojit të protestave , që janë organizuar pas Kovid-19!Ajo ishte nje uragan në mbrojtje të jetës , për të mos heshtur, por për të reaguar!
Nuk kishte tribunë , po kishte djemë e vajza me pankarta e megafon në duar , të cilët , teksa marrshonin nga sheshi “Nënë Tereza “,deri te Ministria e Arsimit dhe Rinisë , degjoheshin thirrjen në formë kori, që “pushtonin” rrugën dhe ushtonin dritareve. Nuk është hera e parë që marr pjesë ne protestë. Po kësaj radhe isha në rolin tim të kahershëm , aktvistes që nuk ka rreshtur asnjëherë së mbrojtur kauzën e gruas, nënës, mësueses, pedagoges, dhe qytetares , që është gjithe aktive dhe qe zerin e saj do ta bashkoj te kori protestave , në cdo kohë dhe me këdo kur e ardhmja e fëmijëve është në rrezik , për të mos heshtur por për te sensibilizuar .sadi pak , këdo që ka në dorë fatin e familjes dhe të vendi të tij.
Është hera e parë që nuk bëra foto , pasi ky tubim nuk kishte nevojë për foto, po ndjeva tek më afroheshin e me qendronin pranë ato , te rinjë e të reja ,që kishin mbushur rrugën e Durrësit, dhe nepermjet thirrjeve e sloganeve në megafon , apelonin ,se askush nuk duhet të vjedhi fëmijerinë e femijeve dhe gjithkush duhet të ndërtojë e të edukojë një familje dhe një shoqëri, që të mbrojë dhe te garantojë sigurinë e femijëve dhe të rinjtë, pa dhunë, pa abuziviz, pa pedofili…
Njezeri ,manifestuesit, ato ,djemtë e vajzat,po po si rralle here , shume djemë e vajza , të reja e familjarë , dhe gjyshe me fëmijë në duar , ishin berë bashkë dhe një zëri si nje uragan , thërrisnin per nje jete pa dhune dhe abuzimë pêr fëmijte , per nje femijeri te lumtur dhe për një shkolle dhe shoqëri që siguria e garancia t’ju jepej fëmijeve kudo që janë.
Ishte nje protestë ,ku ndjehjes se forca e fjalës ne korin e protestuesve ishte nje thirrje e fortë , ku fuqia per te ruajtur dhe mbrojtur jetën e vajzes, gruas, femijëve është kthyer në nje uragan , nga ku shoqëria nuk duhet të heshtë , po të ushtrojë të gjitha të drejtat e saj , për mbrojtjen e sigurisë dhe jetës!
Sot në këtę kor proteste ,gjithëpërfshirëse, pa moshë , por me energji e vendosmëri , ndjeva se askush më nuk mund të rri indiferentë karshi dhunës , frikës dhe pasigurisë për jetës !
Sot tema për të mbrojtur jetën duhet të jetë kryefjala jonë! Se fëmijet dhe rinia, janë realisht e ardhmja e një kombi dhe garanti
që ky vend të behet!
Ndaj së bashku në kor , duhet të mos lodhemi së mbrojturi ata ! Kujdes , për të gjitha ata , që nuk kanë frikë nga kori i protestës !
Ky kor proteste ishte kënga e shpresës !

SHKARKO APP