Kurajë të madhe kanë socialistët që shkojnë në Lurë për të kërkuar vota!

Nga Alban Daci –

Të shkosh në Lurë pas tetë vitesh gënjeshtra në emër të Partisë dhe më logon e saj është kurajë e madhe! Lurasit janë gënjyer tetë vite rresht për rrugën! Imagjinoni, një vend si Lura në vitin 2021, ka kërkesë elementare rrugën! Po si mund të kenë kurajë të dalin para lurasve, që është vendi më i bukur në Shqipëri, me banorë të mrekullueshëm, me histori e tradita të larta, por që janë banorët më të izoluar dhe të braktisur në Shqipëri.
Të shkosh në Lurë, duket sikur koha është ndalur dhe menjëherë të duket sikur je në periudhën e udhëtimeve me kal të Edit Durham it!
Çfarë kanë bërë banorët me vështirësi dhe më mundin e tyre dhe çfarë bëhet si komunitet, duke qenë se ka një traditë të lartë bashkëpunimi dhe kohezioni, sepse pushteti nuk u ka qëndruar pranë! Në Lurë shteti duket se ekziston për të marrë lekët e dritave, për të sjellë pensionet dhe kaq! Për asgjë tjetër nuk është pranishëm shteti, përveç faktit se ka përgjegjësinë kryesor të masakrës ndër vite të kurorës se pyjeve duke dëmtuar mrekullitë e natyrës!
Nuk ka projekte për rehabilitimin e kullave që kanë rëndësi etnografike dhe historike. Disa luras i kanë rregulluar kullat shekullore me kontributet e tyre.
Nuk ka asnjë ndihmë apo projekt shtetëror për ndërtesat e kulteve, restaurimin e mirëmbajtjen.
Nuk ka asnjë mbështetje apo projekt shtetëror për bujqësinë apo blegtorinë.
Nuk ka asnjë projekt për turizmin. Turizmi është vetëm në nivel familjare dhe falë mikpritjes së banorëve.
Nuk ka asnjë projekt për shkollat, modernizmin apo për të rritur standardin e arsimit.
Lura duhet të ketë të paktën tre rrugë hyrse:
– Mirdita
– Burreli
– Dibra
Në fakt ajo nga Dibra është rrugë dhish! Ajo nga Mirdita është që rruga primitive e regjimit dhe nga Burreli s’ka fare!
Për të kuptuar dështimin e pushtetit socialist në Dibër në lidhje me Lurën, mjafton të shikojnë se cilat qytete e zona në Shqipëri kanë marrë statusin e 100 fshatrave turistike e atë të “Rilindjes Urbane” e ndërsa Lura ka vetëm 500 metër asfalt në qendër, të ndërtuar më parë, si për tua kujtuar banorëve të zonë se ju jeni në kusht mesjete, pa rrugë, por në pjesë të tjera të Shqipërisë ka ardhur asfalti e janë ndërtuar edhe autostrada.
Duhet kurajë e madhe të dalësh e të flasësh para banorëve të Lurës në emër të pushtetit që i ka gënjyer, mashtruar dhe nuk ka bërë asgjë për ta.
Si çdo herë në prag fushatave premtimi e mashtrimi kryesor për Lurën ka qenë rruga, kaluan 30 vjet e ky mashtrim ishte krye fjala. Edhe këtë herë nuk mund të mungonte një fletë e nënshkruar për të vërtetuar realizimin e saj?! Po pse duhet të kalonin tetë vite e duhet të bëhej e mundur vetëm pak ditë para zgjedhjeve? Në fakt kurajë e madhe është në emër të pushtetit të bësh fushatë në gjithë Dibrën dhe po ashtu e kuptoj se duhet të jetë një siklet i madh për këdo që kandidon dhe ju kërkon votën me të njëjtat gënjeshtra e për të njëjtat gënjeshtra.

SHKARKO APP