Kursimet e Pezës, flasin gazetarët dhe bashkëpunëtorët e tij, Bejtja Fevziu, Tan Hoxha, Kodra e Poli Hoxha

Pas denoncimit për një pasuri prej rreth 1 milion dollarësh, e cila u përdor për blerje aksionesh në një bankë private nga bashkëshortja e Pezës, Citynews sjell ekskluzivisht reagimet e disa personazheve kryesorë të medias shqiptare. Midis tyre janë Andi Bejtja, një nga drejtuesit e disa mediave kryesore në vend, Blendi Fevziu i “Opinion” në TV Klan, një nga personazhet mediat, që ndryshe nga të tjerët, zotëron një pasuri të trashëguar, të cilën e menaxhon prej shumë vitesh.

Drejtuesi i emisionit “STOP”, në TV Klan, Saimir Kodra, gazetari i kronikës, drejtuesi i emisionit “Xhungël” në News 24, Artan Hoxha, si dhe Poli Hoxha, një nga gazetarët dhe drejtuesit e vjetër në median shqiptare.

Po ju sjellim të plotë, pa ndërhyrë aspak, qëndrimin e tyre, në lidhje me pyetjen tonë: Për 1 mln dollar pasuri, të kursyera nga gazetarët. Dhe cila është e vërteta e të ardhurave që kanë njerëzit që punojnë në media? Për këtë kemi zgjedhur të bëjmë disa intervista me disa personazhe qendrorë të gazetarisë dhe televizionit në Shqipëri.

Andi Bejtja: Neqoftese do flas per vete jo vetëm nuk behet fjale qe ta kem ketë shifër, po kam dhe borxhe dhe kredira…Vertet mund te jem paguar mire ne keto vite, por nga ana tjeter kam pasur dhe shume momente pa pune fikse, ashtu sikurse dhe shume probleme shendetesore qe kane ndikuar ne ekonomine time.

Per njerezit nuk ka shume rendesi sa leke mund te kem une personalisht, ti apo tjetri.. Njoh dhe gazetare qe kane mare 20 mije euro ne muaj dhe nuk kane mundur ti bejne bashke 1 milione USD, sikurse njoh dhe gazetare me prona te medha qe edhe mund t’i kene bere kaq leke, edhe mund te mos i kene bere… Këto nuk kane rendesi per publikun dhe per shoqerine, rendesi ka te funskionoje shteti ligjor, c’ka do te thote qe ne momentin kur ti depoziton kaq miliarda leke ne nje banke, banka te kerkoje verifikimin e origjines se lekeve, e keshtu cdo hallke te beje punen e vet konform ligjit.

Nuk dua te paragjykoj askend per pasurine qe mund te kete vene; neqoftese shteti ne rastin qe keni ngritur ju ka bere punen e duhur atehere nuk kemi cfare flasim. Neqoftese nuk e ka bere eshte nje histori ku duhen penalizuar shume aktore, jo vetem nje. Ka shume njerez te thjeshte qe e kane te veshtire te depozitojne mbi 10 mije euro ne nje banke, ka me me dhjetëra njerez te thjeshte qe kane ikur nga administrata shteterore se nuk kane deklaruar 1000 euro ne formularin e deklarimit te pasurise…e shume raste si keto. Keshtu qe sa te rrime e te tregojme sa lek ka njeri sa lek ka tjetri eshte me korrekte te kerkojme zbatimin e ligjit. Neqoftese kjo nuk eshte bere…kjo eshte skandaloze!

Blendi Fevziu, i cili është një nga gazetarët më të paguar në vend, pyetjes së Cityneës iu përgjigj: Unë kam shumë prona që administroj, por nuk mund të kem cash 1 milion dollar.

Saimir Kodra: Prej gati 20 vjetësh jam ndoshta një nga njerëzit më të paguar në media, për shkak të punës në sektorin privat. Kam librezën e punës dhe kam paguar taksat, kontributet në shtet, edhe pse kam qenë i mirëpaguar nuk mund të kem kurrë mundësinë që të kem 1 mln dollarë, disa shtëpi, disa makina, fëmijët jashtë shtetit, apo të tjera përfitime që kanë ministrat dhe deputetët. Prandaj të lutem mos bëj shaka.

Artan Hoxha: Ne te vertete une nuk kam asnje llogari bankare pervec asaj ku marr rrogen si gazetar i Neës 24. Dhe aty sapo kalon rroga e terheq te gjithen, pasi me nevojitet per shpenzimet e perditshme te familjes dhe shkollen e djalit. Keshtu praktikisht une kam 0 leke kursime ne banke edhe pse kam hyre ne vitin e 21 ne karrieren time si gazetar. Per fat te mire media ku punoj prej 19 vitesh ka qene gjithnje korrekte me pagesat dhe kjo me ka shpetuar nga nje siklet me i madh.

Per pyetjen e dyte, do te thosha qe ne fillim kur kam nisur kete profesion koleget me te vjeter me kane thene se: Ky profesion mund te te beje te famshem, por jo te pasur. Ndersa kolosi i gazetarise italiane, Indro Montaneli ka nje shprehje brilante. Ai thote: Nese takon nje gazetar te pasur mos i zere kurre bese.

Poli Hoxha: Poli Hoxha: Pyetjes suaj nuk di si ti përgjigjem, në këtë situatë që ka plasur mes “patricëve të zhurmshëm në bollëk” të medias; Duhet të më vijë “turp”, që pas 20 vitesh intensive gazetari duke filluar që nga malet e Tropojës, kur nuk hynte as RENEA, e deri te themelimi i Panoramës dhe drejtimi i të paktën 5-6 gazetave, jo vetëm nuk kam fare llogari bankare e shtëpi timen e ende i gëzohem ditës së rrogës, apo të jem krenarë që ndoqa këtë rrugë?!.

Është një situatë absurde kur e mendon qetë. Të duket vetja i shfrytëzuar më keq se një skllav, që ka punuar në një minierë diamantesh, por edhe që në fund të fundit gurin e çmuar, atë më të shtrenjtin e ka “vjedhur” për vete; integritetin profesional dhe personal.

Habitem me habinë e shumë kolegëve. Ne i kemi ditur të gjitha këto, por e kemi pranuar këtë realitet në mënyrën tonë, sipas karakterit të gjithsecilit. Nuk kam shpresë se do të ndryshojë gjë në median shqiptare, edhe pas kësaj hapje barku që po i bëjnë njëri tjetrit një grup që kanë fryrë dhe investuar po njëri tjetrin, për të qenë këtu ku janë; me paga (ato janë asgjë përpara skemës që kanë krijuar me pushtetin e radhës, për punësime e sekserizma) të frikshme, kur i krahason me lëmoshat e gazetarëve që bëjnë punën e vërtetë.

Gjithsesi e gjitha kjo që po ndodh e ka një gjë të mirë; ka nisur aksidentalisht vettingu në media dhe më e bukura është që po e bëjnë vetë “peshkaqenët”, deri sa të qetësohen dhe të rigrupohen sërish, për të mbrojtur statukuonë e tyre./Citynews

SHKARKO APP