Kush është gjysma tjetër?

Nga Ylli Dylgjeri

Sasia e kapur e kokainës prej 613 kg më vë në mendime. Me ve edhe ne dyshime. Duke u rrekur pas asaj çfarë kam ndjekur nga ky operacion antidrogë, kujtesa më shkoi thellë
ne vite. Isha ne nje detyre te larte shtetrore.
Një mik imi, gazetar i degjuar, më dërgon një fshatarin e tij për ta ndihmur për një hall.
Halli kish lidhje me shkollen e te birit. Hallexhiu ishte arumun, dhe meqe une kisha miqesi aso kohe me ambasadorin e rumanise zotin George Miku, duhej nje fjale e imja per ta futur ne listen e te miratuarve. Per mos e zgjatur e pres “hallexhiun”. E degjoj, dhe e pyes: Po ti vete apo djali çfare perpjekjesh keni bere per ta arritur kete shkollim?
Hallexhiu me pergjigjet shqip:
Shume jam lodhur. Kam kapur gjithe dynjane. Nuk me ecen shef! Dhe si per ta bere me bindese perpjekjen shton: i kam çuar ambasadorit si peshqesh edhe gjysem viçi!
Sapo e degjova, ngrysem, dhe i ngre zerin:
Aaaa kështu?
Nuk bëhet! Nuk bëhet! Vazhdo jashte..
Por…hallexhiu me lot ne sy ndalon e serisht sqaron: A doje te verteten? Te verteten te thashe!
Dakort- por kjo eshte gjysem e vertete. A me the qe dhashe gjysem viçi, kuj ja dhe gjysmen tjeter? Ambasadorit i rri mendja aty. Kush e ka marre gjysmen tjeter? Kur te dergosh dergoje te plote qofte dhe nje pule. Jo me gjysma!
Hallexhiu ra ne mendime. E shoqerova dhe i premtova se do te bej perpjekje per tja zgjidhur hallin. Kaq.
Tani i kthehemi 613 kg te kokaines. S’ka mundesi kjo sasi me bishta! Ka standarte shitja ne Kolumbi.
Ku eshte gjysma tjeter?
Ka ardhur? Po vjen? Do vije? Ku eshte bishti i mbetur prej afro 400 kg?
Hetimi vazhdon…

SHKARKO APP