Kush është spiunia iraniane që po bën fushatë kundër muxhahedinëve në Shqipëri?
Deklarata e një ditë më parë që ish-aktivisjta e muxhahedinëve Anne Khodabandeh (Singleton) bëri kundër zhvendosjes së opozitës iraniane në kampin në Shqipëri, ka sjellë reagimin e ashpër të Komitetit Parlamentar britanik për Lirinë e Iranit (BPCIF) të cilët shkojnë deri aty sa e akuzojnë gazetaren angleze si spiune dhe agjente sekrete.
Qeveria shqiptare pritet te strehoje edhe 2 mije muxhahedine te tjere, perpos 1 mijeve qe kane mberritur ne vendin tonë ne periudha te ndryshme prej vitit 2013.
Më poshtë, deklarata e BPCIF përkthyer nga redaksia e Gazetës Express
Regjimi Iranian fushatë për të diskretituar muxhahedinët në Shqipëri.Komiteti Parlamentar britanik për Lirinë e Iranit (BPCIF) është thellësisht i shqetësuar për një fushatë dezinformuese të ndërmarrë së fundi nga Teherani kundër opozitës demokratike të Iranit, dhe zhvendosjes së muxhahedinëve në Shqipëri.
Ndërsa qeveria shqiptare në një përpjekje humanitare ka rënë dakord për të pranuar më shumë muxhahedinë në kampet e saj, regjimi iranian po rrit propagandën e tij nëpërmjet spiunëve dhe agjentëve të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) për të ndaluar një zgjidhje paqësore të krizës në kampin Liberty, pasi Teherani nuk do që rezidentët të largohen nga Iraku.
Dy prej spiunëve të regjimit iranian, të cilët shfaqen në median shqiptare janë Massoud Khodabandeh dhe gruaja e tij Anne Singleton.
Në qershor të vitit 2004, Win Griffiths, një anëtar i Parlamentit, udhëtoi në Teheran për të vizituar burgun famëkeq Evin. Aty, Griffiths pa Anne Singleton, duke ndihmuar torturuesit e regjimit iranian kundër të burgosurve politikë. Në një deklaratë dëshmitari, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, tha: “Unë kam qenë i befasuar kur pashë Anne Singleton në burgun Evin … Ajo ishte duke lëvizur lirisht dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët iranianë në burg. Kjo është për t’u habitur, kur është një fakt i njohur se të afërmit e të burgosurve politikë e kanë shumë të vështirë , për të mos thënë të pamundur, të vizitojnë të afërmit e tyre të cilët janë të burgosur. “