Kushtetuta që u bë Pushtetutë

Nga: Ylli Manjani

Ata mendimtarët që propozuan ndarjen e pushteteve si parim sundues, u nisën nga premisa se: Asnjëri për pushteteve veç e veç nuk është më i mirë se tjetri. As deputeti, as qeveritari e as gjykatësi nuk janë në garë se kush është më i miri.

Sepse asnjëri nuk është më i mirë se tjetri. Përkundrazi, duke funksionuar të ndara, pushtetet ruajnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin. Kështu shteti në tërësi bëhet më i mirë, më i drejtë dhe me i ballancuar sesa sejcili pushtet apo zyrtar pushteti veç e veç.

Tani imagjinoni sesa larg jemi ne sot nga ky parim që ka mbi 400 vite jetë? Kryeministri është kryepushteti dhe niset nga premisa, “unë jam më i miri, prej të gjithve”… !!! Deputetët janë legena, gjykatësit KÇK, opozita fallxhore, media Kazan, populli hajvan që vetëm mban. Të gjithë të tjerët që mbeten, janë rrogëtarë që varen prej tij…

Natyrisht ne vetëm 30 vitet e fundit e kemi pranuar si parim. Prandaj presioni i para këtyre 30 viteve mbetet e madh dhe, për fat të keq sot i suksesshëm.

Kjo është arësyeja përse nuk bëjmë dot shtet. Le pastaj demokraci…!

Prandaj nuk ka sesi të sundojë ligji, sepse mbi të është Bosi.

Në këto kushte nuk mund të flitet për Kushtetutë, por për Pushtetutë.

SHKARKO APP