Laçi duhet të çlirohet nga politika që të shpëtojë
Nga Mentor Kikia*
Laçi është një qytet i vogël, por i frikshëm.
Ai kontrollohet nga disa grupe kriminelësh apo banda.
Bandat këtu nuk dallojnë nga aktiviteti i biznesit, por nga përkatësia politike.
Janë bandat e PD-së, bandat e PS-së, duhet të ketë hapë edhe LSI filialin e vet ndoshta.
Në varësi se cila parti është në pushtet, bandat kontrollojnë asetet ekonomike e kriminale.
Ngjarja e fundit është pikërisht frut i politikës.
Laguna e Patokut, kur ishte PD në pushtet, i ishte dhënë nipërve të deputetes së PD-së, Paulina Hoti (ata që janë përleshur sot me Prengën, familja Cali).
Kur erdhi PS, laguna duhet t’i kalonte këtyre të PS (sipas rotacionit politik) dhe me një tender i kalon vëllait të Prengës.
Dhe kështu "bisedimet" mes grupeve-fise vazhduan deri sot në mëngjes, me thika, hunj, gurë, pistoleta etj.
Ndërsa tani janë duke "vazhduar" në Spitalin Ushtarak.
Tani, sipas meje, nuk është fare faji i kriminelëve, as që vriten për lagunën, as që kanë shkuar në parlament.
Janë partitë ato që i tërheqin të fortët, sepse u duhen vota, janë partitë ato që u japin asete ekonomike të fortëve po për vota.
Dhe ja kush është realiteti.
Laçi është bërë si Nebraska, kur kaubojtë bëjnë ligjin dhe partitë janë në garë kush të kapë kriminelin më të fortë që të sigurojë kontrollin mbi popullin e varfër laçian.
*Marrë nga profili i gazetarit në FB