Lajmet në fushën e mjekësisë duhet t’u referohen njohurive historike

Kirurgu Edvin Prifti

Nga Edvin Prifti – ( Shef i shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT)
Lexova me shumë interes lajmet e djeshme në disa portale në lidhje me operacionin “e parë” në zemër me pacientin zgjuar sikurse edhe në linkun e meposhtëm.

Bosnje/Për herë të parë, mjekët shqiptarë bëjnë operacion në zemër ndërkohë që pacienti është zgjuar

Sigurisht që bashkepunimi midis spitaleve dhe kolegëve është një gjë për tu vleresuar jashtëzakonisht për më tepër kur shpëtohet një jetë njerëzore, prandaj, në radhë të parë do të doja te komplimentoja kolegët tanë dr. Gentian Huti si dhe dr. Amarildo Hidri që bashkëpunuan me kolegët e tyre boshnjakë. Por nuk mund të lë pa falenderuar iniciatorët e kësaj procedure mëse një dekadë më parë, meqënese vetë portalet shkruajne mbi këtë temë, kolegët e mi anestezistë të shërbimit të kardiokirurgjise pranë QSUT sikurse dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, dr. Ervin Bejko, dr. Stavri Llazi, dr. Jonela Burimi. Dr. Ilda Bulku si dhe mjekët kardiokirurgë si dr. Andi Kacani dhe dr. Ermal Likaj etj, të cilët e kanë realizuar për herë të parë një operacion në zemer me pacientin zgjuar nëpërmjet anestezisë lokale në 13 dhjetor 2011 dhe e publikuar dhe referuar në konferencën e II ndërkombetare të anestezise dhe reanimacionit në Kosovë, në vitin 2012, e paraqitur në fotot e mëposhtme.

Sigurisht që shërbimi i kardiokirurgjisë në QSUT duke qënë dhe i vetmi universitar e ka për detyrë realizimin e procedurave për herë të parë në vend, aplikimin dhe standartizimin e tyre, si dhe më pas seleksionimin e tyre në funksion të pacientit.

Dhe pikërisht me kalimin e kohës sikurse konfirmohet edhe nga literatura botërore, si dhe me zhvillimin e teknologjisë dhe preparateve anestetike, mendojmë që benefiti i pacientëve në procedurat me pacientin zgjuar është i vogël.

Gjithesesi, të gjitha lajmet pozitive në fushen e mjekësisë duhen lavdëruar dhe falenderuar, por duke u referuar në menyre shkencore dhe në baze të njohjeve historike për ato që kanë ndodhur dhe ndodhin.
Disa foto që tregojnë pacientin e parë në të cilin aplikohet anestezia lokale për operacionin në zemër në Sherbimin e Kardiokirurgjise QSUT, në vitin 2011.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4435491703190931&id=100001904348608

SHKARKO APP