Lasgushi i Edvinit në shërbim të Ndrangetës kalabreze
Nga GJERGJI THANASI
Kriminelët shqiptarë po bëhëne gjithnjë e më të sofistikuar dhe më të lidhur me krimin transnacional. Shkrimi ynë është pikërisht për një histori të tillë kriminale të shtrirë në 3 kontinente (Evropë, Amerikë Latine dhe Afrikë).
Policia spanjolle kap një motovelierë me nja 5 (pesë) kuintlaë kokainë në Ishujt e Kepit të Gjelbër. Karabinierët italianë zbulojnë se një telefon Blackberry i kriptuar i gjetur në bordin e velierit kishte folur me disa telefona Blackberry në Bolonja e jo vetëm. Kaq mjaftoi për të zhvilluar një hetim të thelluar. Karabinierët duke zhfrytëzuar faktin se elementët e Ndragetës, që përdornin telefonat Blackberry të kriptuar, kishin arsim fillor, ose edhe ishin gjysëm analfabetë, arriti t’u shtinte në telefona virus spiun duke mundësuar përgjimin e këtyre telefonave të kriptuar. Nga përgjimet rezultoi se ishte një bandë shqiptarësh etnikë (shtetas shqiptarë dhe maqedonas), që ndër të tjera furnizonte Ndrangetën me të tillë telefonë të kriptuar të markës Blackberry. Shefi i “Albanian Connection” ishte S.I. 30 vjec. Në prill 2020 ai, një tjetër shtetas shqiptar dhe një shqiptar Maqedonie u kishte lënë pendët italiaëve duke u arratisur në Shqipëri. Tashmë S.I. është arrestuar, ndërsa shqiptaro-maqedonasi anëtar i bandës u arrestua nga xhandarmëria serbe pas një kërkese të bërë nga Interpol Beogradi.
I.S. rezulton se është i punësuar si stjuart (kujdestar/kamarier në bordin e avionit) nga kompania “Air Albania”, në avionin e saj të quajtur “Lasgushi”. Kur kryeministri Edvin inaguroi me zulmë dhe bujë “Air Albania”-n pati zëra, që dhanë alarmin se të tillë avionë mund të përdoreshin për trafik droge, por propaganda e Rilindjes i zhurmoi suksesshëm këta zëra. Arrestimi i stjuartit S.I. për lidhje “pune” me Ndragetën kalabreze është vetëm maja e ajsbergut, se për cfarë shërbejnë “Lasgushët” e Rilindjes! Me që jemi këtu natyrshëm na lind pyetja: Po avioni “Migjeni” a përdoret për të tilla “punë” të ngjashme si avioni “Lasgushi”?!?!??!?!?!?!?!?
Kuestori Genaro Capoluongo bën pyetjen: Kush vallë e rekrutoi si stjuart I.S.-në në kompaninë flamurmbajtëse (porta-bandiera) shqiptare??? Cfarë protokolli vetting-u përdorin kolegët shqiptarë për rekrutim personeli në pozicione të tilla të ndjeshëm?!?!??!?
Në linkun e mëposhtëm ka të dhëna interesante si edhe një video për operacioni e 16 qershorit 2020 të më shumë se 100 karabinierëve, të mbështetur edhe nga një helikopter dhe qen kërkimi. Ky operacion, që coi në arrestimin e 9 anëtarëve të Ndrangetës (plus edhe Albanian Connection 2 të arrestuar dhe 1 person ende në kërkim), është një sukses i padiskutueshëm i karabinierisë italiane në luftë kundra krimit transnacional.
Linku:
https://www.ilrestodelcarlino.it/bologna/cronaca/ndrangheta-droga-sud-america-1.5233587
/gazetaimpakt