Lazarati një boshllëk i mbushur nga krimi
Nga Mero Baze
Një vit pas çlirimit të një fshati që ishte kthyer në një zonë të lirë krimi, po përballemi me depresionin e prodhuar nga boshllëku që la pas aksioni kundër “shtetit” simbol të hashashit. Një grup të rinjsh, të indoktrinuar nga islami politik i ISIS dhe të keqpërodur nga një frymëzim politik opozitar në atë fshat, janë kthyer sot në një bandë terroriste të mirfilltë. Sipas dëshmive të një prej tyre, që u arrestua paradite, ata janë të mirëorgaizuar, të pajisur me armë speciale dhe të qart për të filluar një luft tashmë në emër të një ideologjie terroriste që duhet shkulur me rrënjë pa hedhur farë në këtë tokë.
Ajo që prodhoi çlirimi i Lazaratit nga krimi dhe planatacionet e hashashit është në të vërtet një boshllëk, që po e mbush përsëri krimi dhe ideolgjia radikale e Islamit.
E vërteta është, se fshati pas asaj që ndodhi, ka një depresion të riorganizmit të jetës. Qindra njerëz që e kishin burim jetese hashashin po shikojnë mundësi të reja, por të gjithë së bashku duken, ose më mirë të themi, ndjehen, të persekutuar nga ideja që u goditën politikisht. Kjo nuk është shumë e vërtet, por ka pak rëndësi derisa përjetohet ashtu. Votimi thuajse 90 për qind për Partinë Demokratike si hakmarrja ndaj asaj që i bën është pjesë e këtij indoktrinimi. Në mentalitetin e tyre, PD i bëri të pasur, pasi i la të bëhehsin tregëtarë droge. Do kohë që ta kuptojnë sa dëm iu ka bërë kjo histori.
Tani një vit pas kësaj historie, duket se politika ka dështuar të ndryshoj këtë fshat . Gabimi i parë i madh është që fshati është konsideruar dhe pas rënies së kështjellës së drogës, si një geto berishiste dhe politikisht askush nuk ka guxuar të shkoj e të tentoj aty ndryshimin. Arrestimet masive dhe vonesa në gjykim, i ka vetsugjestionuar ata, si një fshat i martirizuar, që e kërkojnë sërisht shpëtimin jo nga jeta e re që duhet të nisin, por tek rikthimi tek parajsa e humbur.
Në këtë mes, Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka përgjegjësinë e saj, që ua ushqen këtë ëndërr, si premtim dhe si ofertë politike. I fiton apo i humbet ato 1 mij vota në Lazarat nuk ka shumë rëndësi. Për Partinë Demokratike ka shumë rëndësi ta thotë publikisht se Lazaratit nuk do ti kthehet kurrë “parajsa” që ëndërrojnë. Kjo duhet bërë për ta ndihmuar Lazaratin, që të vetçlirohet nga ajo ëndërr e fshehtë, e cila po e con nga krimi në krim. Këtë gjë duhet ta bëj Lulzim Basha, duhet ta bëj nga Tirana dhe duhet ta bëj në mënyrë bindëse.
Mos prisni që Lazaratasit ti binden Roland Bejkos, një kryetari PD në Gjirokastër, që sa herë flet i vënë tritol tek shtëpia. Ai e ka më të leht të ik nga Gjirokastra se sa të bind Lazaratin se Lulzim Basha nuk do tua kthej parajsën e humbur. Qëndirmi politik ndaj të ardhmes së Lazaratit ka shumë rëndësi të artikulohet qart nga PD. Ka rëndësi pasi atyre u duhet prerë shpresa se do të kthet një rikthim.
Së dyti në Lazarat ka dështuar dhe depërtimi i qeveirsë për një vit. Pasi ua hoqi kriminelët nga fshati dhe u coi një post policie simbolike, në të vërtet nuk bëri asgjë intesive për ta ndryshuar atë realitet. Duket se dhe nga PS u konsiderua një fshat i huaj të lidhur me Berishën dhe kriminelët dhe u getoizua. Pas nëj viti, aty ke djem të rinj që adhurojnë ISIS dhe mbushin makinën me kokainë, një idelogji tipike terroriste e legjioneve që financojnë terrorizmin me drogë.
Të vetizoluar, të vetsugjesitionuar si armiq të pushtetit dhe të mllefosur që ua prishën parajsën, aty ka plot asye për të mos bashkëpunuar me qeverinë, por kjo nuk është arsye që qeveria t’u thotë “kokën hëngrshi” dhe ti lërë në dorë të bandave të reja.
Së treti dhe më e rëndësishme është puna e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ata që i raportojnë Berishës ku pi kafe Edi Rama e me kë hëngri dark Ilir Meta, duhet së pari ti raportojnë kryeministrit dhe presidentit, që boshëlku i trafikantëve të drogës në Lazarat, po mbushet me një idelogji terroriste, që po rekruton djem të rinj. Tani duken dhe më qesharake ato reportazhet se si besimtarët e devotshëm të Lazaratit nuk mbillnin drog. Duket se ata bëjnë më shuëm se aq. Po përdorin drogën për të financuar terrorizmin dhe duke indoktrinuar djem të rinj hallexhi.
Shërbimi Informativ Shtetëror duhet të ishte aty në krye të punës dhe në pararojë të informimit për cfarë ndodhte.
Tani që gjithcka u lokalizua dhe po shkohet drejt pastrimit të vatrës, shteti duhet të ulet këmbkryq në Lazarat dhe ta pastroj deri në fund këtë histori.
E di që ka shumë zell të thuhet se kjo është një vepër e PD, por nuk është e saj. Krimi është nëj ideologji që nuk pranon boshllëk, ndaj aty nga indiferenca jonë kolektive ,krimi e mbushi boshllëkun me një idoelgji të re terroiste.
Partia Demokratike është më përgjegjëse se kushdo tjetër, pasi është parti me ndikim në atë fshat dhe mund ta ndal këtë trend që për inat të qeverisë ti coj djemtë kok turku tek ISIS. Akoma më tej ajo duhet të heq dorë nga pritshmëria që u jep atyre njerëzve që me rikthimin e saj, ata do kenë parajsë hashashi. Problemi i parë është që kthimi i PD po bëhet i largët dhe dëshpërues, por mbi mbi të gjitha dhe nëse ndodh, nuk ka për tu rikthyer më ajo kohë. PD do të kthehet në pushtet kur ti bind shqiptarët që sdo ta bëj vendin Lazarat. Dhe kjo duhet thënë qart dhe fort, për të mos lejuar që pas prtishëmrisë së PD, të fshihet teroizmi më i ndyrë i këtij shekulli.
Ajo që duhet të bëjmë të gjithë, është të mos e braktisim Lazaratin dhe të mos e lëmë atë në duar të këtyre bandave. Të ulemi aty këmbkryq, si në shtëpinë tonë dhe ti bëjmë të ndjehen njerëz normal, pa qenë nevoja të jetojnë me pushkën nën jastëk mos vjen shteti ti kap.
Ndryshe në vend të shtetit të Lazaratit do të kemi punë me Kalifatin e Lazaratit, të cilin duket se po e financojnë duke kompesuar mungesën e pareve të drogës dhe duke ushqyer një frymëzim të ri terrori në vend.
TEMA
KOHA JONË SONDAZH

