Lëreni zhavorrin, dëgjoni këngët
Nga Lefter Çipa
Une besoj vetem tek kenga!
Une kam per fe kengen. Me kenge me priti mema ime Lelua kur linda. Me kenge me rriti mema ime. Me kenge i shijova gezimet dhe festat e vendlindjes sime ne Breg.
Me kenge i percollen nenat tona te ikurit dhe burrat e bregut me renge e logatje i percollen burrat apo djemte e merguar. Jeta u pershkrua me kenge e gjemet po me kenge na u rrefyen. Kengen e kenduar shqip ma mesuan e shqip ua mesova femijeve te vendlindjes dhe vajzave e djemve te Himares.
Une e di se kenga me dha besimin tim te vetem, qe shenjtore te kem poetet dhe vjershetoret e Atdheut tim. Kryeshenjt kam Naim Frasherin, te cilin e quajta Naim Shqiperia, se edhe ai kryevepren e vet “Bageti e Bujqesi” apo “Kenget e Qerbelase”, si kenge i mermeriti ne gjuhen e zemren e kombit
. Po une me kenge e mbusha shpirtin dhe me kenge e bera emrin. Kjo eshte feja per mua. Besimi im eshte kenga. A nuk i beri si kenge Homeri edhe dy kryeveprat e terejetshme te tij “Odisene” dhe “Iliaden”?!
Kush beson te kenga, fiton nje besim mbi besimet.Te shpi me shpejt te gjerat dhe bota e shpirtit kenga.Ndaj une e kam dhe i perkas ketij besimi.Me kenge dua te percillem.E kam fituar davane me zgjedhjen time.
Keto dite po zhurmerojne per nje strehe murrerokullisur te murgjve qe erdhen nga viset e arberesheve tane ne Dhermi. Une nuk dua te futem ne kete zhavorr apo turbullire te dites.
Po nje gje dua tua them se ma ka mesuar kenga.
Kur nuk e kini mesuar historine ne te shkruarat e vjetra, mesojeni te pakten ne kenget e vjetra qe nuk arrin dot kush t’i humbase.
Ne Himaren e Akrokerauneve te diturit kane qene te pakte, besimi dhe qendrestaria kane qene te plota. Mos humbisni kohen me zhavor, se sherret dhe llafazaneria jane si puna e reres.
Rera merr formen e eres dhe te tramundanes. Gurit nuk ka c’i ben era le te sjelle edhe detin me 12 balle. Historia e Bregut te detit eshte jo si puna e reres, por si shkembinjte e pamartuar kurre te ketyre brigjeve.
Prandaj, ju te besuar e ju te genjyer, besoni se besimin me i mire, eshte kenga.
Une kete fe kam dhe kesaj feje i falem.
Shqip e them e do ta them se kush beson te kenga e pare e Nenes, ka fituar besimin e bekimeve te shpirtit.