Letër nga Librazhdi, Berishës: Çirrjani maskën deputetit hajdut!
Ish-kryeministri Sali Berisha, i nxitur nga letra e një qytetari nga Librazhdi, ka denoncuar sot trajtimin çnjerëzor të punonjësve të një rrobaqepësie që është hapur në këtë qytet, dhe që pretendohet se ka si aksioner kryesor deputetin e zonës, Taulant Balla. – “Një qytetar nga Librazhdi denoncon një kompani, sipas tij italo-shqiptare, për kushte jo normale dhe qëndrime të papranueshme antiligjore, në kundërshtim të hapur me kodin e punës dhe ligje të tjera të punëdhënësve ndaj punëtorëve si dhe turizmin e familjes së Taulant Balles!” – shkruan në profilin e tij Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Letra e një qytetari nga Librazhdi, drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Z. Berisha mirëdita. Unë dua t’ju informoj për një gjë të pazakontë që po ndodh në Librazhd. Prej disa muajsh është hapur një rrobaqepësi gjoja nga një firmë italiane “GRASSI”, ku ortaku shqiptar është Taulant Balla me 50% ose dhe me shumë. Kjo firmë ka marrë ambjentet e ish- rezervave të shtetit me qera me 1 euro, kuptohet, me ndihmën e ortakut deputet. Punonjësit në këtë rrobaqepësi punojnë 10 orë në ditë dhe të shtunën u kanë thënë që të vijnë në punë vullnetarisht ose do të pushohen, ndërkohë që paguhen nga 16-18 mijë lekë të reja në muaj. Pra, nga 250 orë pune në muaj këta punëtore paguhen më pak se 1 mijë lek të vjetra në ore. Si ka mundësi që asnjë nuk flet për këtë skllavëri të shekullit të 21-të? Një vajzë nga Librazhdi (që punon tek kjo rrobaqepësi në Librazhd) ishte muajin e kaluar në liqenin e Comos në Itali për të festuar 90 vjetorin e kësaj firme së bashku me nusen dhe djalin e Taulantit. Ajo mbase padashje futi rreth 50 foto të festës ku dukej dhe nusja dhe djali i deputet kapitalist të Librazhdit dhe si për çudi mbas një ore i fshiu të gjitha fotot si duket nga ndonjë urdhër i nuses së deputetit që nuk duhej të dilte në foto dhe të merrej vesh se janë ortakë me këtë firmë. Ju lutem ngrijeni si problem këtë rast skllavërie dhe çirrja maskën deputetit hajdut që shfrytëzon popullin që e ka votuar duke e paguar me 600-700 lekë të vjetra në orë. Vajza që futi 50 fotografi nga festa dhe i hoqi direkt me urdhër nga nusja e Taulant Ballës quhet Erlisa Bashllari dhe ka lënë vetëm 2 foto nga festa e bërë në Itali më 13 korrik.”