Letër tim biri, që sot bëri 18 vjeç

Nga Mentor Kikia*

Igli, besoj i kujton perrallat qe te tregonte gjyshi, me ujqer e kucedra. Te gjitha kishin te njejtin fund, gjyshi i vriste ato dhe te shpetonte ty bashke me njerezit e tjere. Tani qe u rrite dhe mesove ca te verteta ne jete, besoj e ka kuptuar se eshte pothuajse e njejta situate, pra edhe jeta reale eshte e mbushur me ujqer, cakenj e kucedra qe duan te te shqyejne e te zene burimin e ujit. Por ka nje ndryshim, gjyshi e kishte tepruar ca me ate trimerine ne perralla dhe ne jeten reale ujkun e kucedren s'ka kush ti vrase. Pra, do te duhet te çash vete perpara mes kesaj lukunie.

Shpesh, kur te kam kerkuar te mesosh me shume, te kam thene se kur isha une si ti, nuk kisha kushtet e tua. Madje eshe lapsin na duhej ta ndanim ne mes me xhaxhane tend. Megjithate tani jam i bindur se koha juaj nuk eshte aspak me e mire se e jona, pavaresisht se visheni me bukur e ushqeheni me mire.

Nese do te te flisja si nje baba patritot, do te te thoja qe pasi te shkollohesh, qendro dhe sherbeji vendit tend si dhe sa te mundesh. Por te dua aq sa te mos te ta rekomandoj kete gje. Ti shkollohu dhe vendos vete ku do te jetosh, pasi une kam qe kur isha sa ty tani, qe numeroj qeverite qe ikin e vijne dhe serish nuk po shikoj me shprese.

Vec nje gje ta kerkoj me kembengulje dhe jam i bindur qe do ta besh. Universitetin beje ne shkolle dhe jo ne Jale.

Une nuk besoj qe te te uroj qe Zoti te ndihmofte, por po te them meso e puno qe te mund te ecesh ne kete xhungel. Meso jo vetem drejtesine, por edhe si te perballesh padrejtesine.

*Mesazh i postuar në FB

SHKARKO APP