Letra pikëlluese që i dërgon të birit e ëma e vrarë në Holokaust

Një i mbijetuar i Holokaustit, më në fund ka lexuar dhe ka botuar letrën e shkruar nga e ëma e tij, e cila u vra nga nazistët në kampet e përqëndrimit.

Vilma Grunvald ia doli të nxirrte një letër jashtë kampit, me ndihmën e një prej rojeve, i cili ia dha më pas burrit të saj. Sot Frank, djali i saj, flet për eksperiencën në kamp dhe bën të mundur publikimin e letrës në muze.

“Ne rrinim të gjithë në rresht për një, përballë doktorit famëkeq të SS-ve Josef Mengele, ose siç quhej ndryshe Ëngjëlli i Vdekjes, i cili vendoste dhe na përzgjidhte në duhet të jetonim apo të vdisnim.”

“Vëllai im, katër vjet më i madh, ishte invalid dhe për atë u vendos se duhet të vdesë. Dhe për shkak se unë isha akoma nën 12 vjeç, u futa gjithashtu në rreshtin e atyre që do të shfaroseshin.”

Një nga të burgosurit e tjerë e kapi më forcë Frankun nga rradha dhe e vendosi atë midis djemve më të rritur, duke i shpëtuar kështu jetën. Megjithatë, duke ditur që djali i saj i madh do të duhej të përballej me dhomat e gazit i vetëm, mamaja e tij qëndroi me Johnin.

Në ditët në vijim, Vilma i shkroi burrit të saj një letër, Kurtit, i cili ishte ndarë nga ata dhe ishte futur në një kamp mjekësor sepse ai ishte doktor.

Ajo gjeti një roje që ishte i gatshëm të nxirrte letrën jasht, e më pas letra e gjeti vetë rrugën për tek ai.

Disa muaj më vonë, Franku u lirua nga Auschwitz-i bashkë me të tjerët dhe u ribashkua me të atin.

Kurt i tregoi Frankut për letrën nga e ëma, por djali i ri nuk e lexoi atë nga frika e mërzitjes prej saj.

Ata u vendosën së bashku në New York, dhe pas vdekjes së babait të tij në 1967, Frank trashëgoi letrën.

Ai e lexoi letrën dhe u prek tejmase nga pozitiviteti i mamasë së tij edhe përballë vdekjes, dhe forcës së saj të karakterit.

Në letër shkruhet:

“Ti, i vetmi për mua, i dashur, në izolim ne presim vetëm errësirën. Ne e konsideruam edhe mundësinë për tu fshehur por vendosëm të mos e bëjmë, sepse është e pashpresë. Kamionët e famshëm janë këtu dhe ne po presim që të nisen. Unë jam shumë e qetë. Ti, i dashuri im i vetëm, mos e fajëso veten për këto që ndodhën, ky ishte fati ynë. Ne bëmë aq sa mundëm. Qëndro i shëndetshëm dhe më dëgjo mua kur të them se koha shëron çdo gjë- e nëse jo plotësisht, atëherë pjesërisht. Kujdesu për djalin tonë të vogël por mos e përkëdhel më shumë se duhet me dashuri. Të dy ju, jetoni mirë të dashurit e mi. Unë do të jem duke menduar për ju. Ju uroj një jetë të mrekullueshme, ne tani duhet të zbresim nga kamionët.

Në përjetësi, Vilma.”

Një studim i kryer nga historiani Franciszek Piper, bazuar në të dhënat e numrit të rrugëve që kanë bërë trenat dhe të internuarit e të dëbuarit, numërohen afërsisht të paktën 1.1 milion vdekje në total, me minimumin 960,000 prej tyre vetëm hebrenj.

/Burimi: LadBible-Bota.al/

SHKARKO APP