Lezhjanët ngatërrojnë Zefat, i japin mbi 4000 vota partisë Ora!

 

Kjo është surpriza e radhës dhe duket se ka ndodhur vërtetë në Lezhë në këto zgjedhje gjatë votimin për listën e anëtarëve për Këshillin Bashkiak. Një parti me emrin Ora e Shqipërisë, e Zef Shtjefnit, e cila ishte e vendosur në listë afër Partisë Demokratike, të Lulzim Bashës, ka fituar më shumë vota se LSI-ja. Në shkallë Republike ajo nuk del as me 0, 1%. Por ja që lezhianët kësaj here i kanë dhënë mbi 4000 vota dhe 4-5 anëtarë të Këshillit Bashkiak. As numëruesit nuk u besonin syve kur numëronin atë mori votash, por pas numërimit, u doli se Partia Ora e Shqipërisë e Zef Shtjefnit në Lezhë po rreshtohej mes tri partive më të mëdha: PS, PD, LSI në listën për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Një surprizë e vërtetë kjo, për një parti të padëgjuar më parë në këtë qytet. Por një emër shumë i njohur dhe shumë i afërt me Lezhianët duke se i ka shtyrë ata t’ia japin votën Partisë Ora e Shqipërisë të Zef Shtjefnit. Në Lezhë e njohin shumë pak Zef Shtjefnin e Partisë Ora, Drejtori i Konviktit në Qytetin Studenti. Në Lezhë, lezhianët njohin një Zef tjetër: Zef Shtjefnin (në foto), bashkëthemeluesin e gazetës së tyre “Koha Jonë” dhe biznesmenin e njohur, pronar të disa fabrikave e bizneseve brenda e jashtë vendit. Në këtë fushatë, ai është shfaqur përkrah kandidati të majtë Viktor Tusha, është angazhuar në disa debate elektorale në media etj., dhe kaq ka mjaftuar që lezhianët t’i japin një mori kaq të madhe votash Partisë Ora e Shqipërisë të Zef Shtjefnit, duke besuar se po votojnë Zefin e tyre.                                                

Kur e kontaktuam gazetarin dhe biznesmenin lezhian Zef Shtjefni, ai na e konfirmoi se dhjetëra shokë e miq po i bëjnë urime këto ditë, duke i konfirmuar votën e dhënë. Ai thotë se “i vjen vërtetë shumë keq për këtë keqkuptim dhe për këtë ngatërresë mes dy Zefave, që paska ndodhur, pasi kjo çon në devijimin e vullnetit të zgjedhësve”. “Kjo ngatërresë,- shton gazetari e biznesmeni,- më ndodh edhe kur shkruaj nëpër gazeta”. Por ngatërresa e personazheve në një fushatë elektorale është e pashembullt dhe duhet të hap një debat në KQZ, pasi nuk është parashikuar deri më sot se mund të ndodhë një gjë e tillë. Vënia e emrave të kryetarëve të partive në listë, është bërë për të ulur konfuzionin, por në rastin e partive të vogla apo shpesh edhe fantazma, konfuzioni dhe deformimi i vullnetit të popullit është kaq i lehtë dhe kaq i rëndë, sa mund të krahasohet me Dushkun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para kësaj surprize të gjithë e dinë se në Lezhë ndodhi edhe ajo surpriza tjetër që nuk pritej. Thuajse gjithë PS-ja ka votuar kundër Viktor Tushës së LSI-së, edhe pse ai kishte përkrahjen e madhe të Kryeministrit Rama. Mjafton një vështrim i thjeshtë mbi rezultatet e votimit për Kryetarin, ku kandidati demokrat Fran Frroku fitoi me afro mbi 3000 vota më shumë se Viktor Tusha. Ndërsa për Këshillin Bashkiak Kualicioni i majtë fitoi bindshëm më 3000 vota mbi të djathtin. Një logjikë e thjeshtë thotë se në këto shifra duhej të ishte edhe fitorja e kandidatit të koalicionit të majtë Tusha. Mirëpo duket qartë se në Lezhë gara është zhvilluar vetëm midis PD-së dhe LSI-së. Po t’i shtojmë kësaj dhe ngatërresën e Zefave për Këshillin, del se LSI-ja vërtetë është tradhtuar e dëmtuar kësaj here në Lezhe.                                                               

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktor Nikolli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?