Libri që lexohet në ditë të pazakonta. Edhe tërmeti është një piramidë e përmbysur
Nga Agron Gjekmarkaj –
“Shoqëria Piramidale” e Artan Fuges, libri i duhur pas Termetit “piramidal” ! Pas fatkeqësisë natyrore si kjo që na goditi kunderpergjigja më e mirë është aktivizimi mendor ! Pse jo edhe duke lexuar pikerisht ata libra që shpjegojnë shoqërinë shqiptare dhe institucionet e saj , politiken, ligjerimin, tendencat, shkollen, kulturen, grupmoshat, teknologjine, progresin dhe regresin ekonomik e mbi të gjitha “ngerçin” shqiptar qe shpesh shkakton edhe viktima !
Kjo nyje gordiane të cilen të gjithë e konstatojmë,bashkëjetojme me të, e mallkojmë, renkojmë prej saj, shumë ikin pa kthyer koken, të tjerë me të ( koken) perkulur psheretijnē “vend i mallkuar”, “nuk behemi kurre” e plot piskama rrenqethese!
Një nga eminencat e mendimit intelektual shqiptar e jo vetem, autor në Paris dhe në Tiranë, Profesor atje e ketu, mbreselenes në çdo auditor e medium,ku idetë janë të rendesishme , ku dija e kultura besohet, ku te filozofia dhe artikulimi me veshtrim diakronik e sinkronik hidhet drite mbi te shkuaren si pervoje e kujtese kolektive me ato elemente qe kompozojne nje identitet, ku te tashmes i gjejne dhe pekufizojne shpirtin laik pa debuar ate mistik, ku behen parashikime per te ardhmen e botes shqiptare , kur duhet vendosmeri reagimi i qytetarit europian ndaj despotizmit neotoman , akademiku Artan Fuga shfaqet në tregun e ideve me librin “shoqëri piramidale”!
Fenomenet historike, sociologjike, antropologjike të një shoqerie periferike qe shnderrohet ne piramidale, modeli i shoqërisē dhe krizat e demokracise,ikuzionet e tranzicionit linear , ardhja e shoqerise piramidale per te kaluar tek “levizjet shoqerore te masave, te sundimi i “boseve” politike,tek zhveshja e qytetarve nga sovraniteti,tek modeli ekonomik piramidal,piramidalizimi i pushtetit vendor, lodhja demokratike e qytetarit dhe kapja e pushtetit nga pakicat e organizuara, mberritja tek paradokset e demokracise, tek domosdoshmeria e kunderveprimit te individit ndaj shoqerise piramidale dhe perfundimi solemn se “shteti jane qytetaret e tij” jane struktura e ketij libri i cili propozohet per lexim ne dite të pazakonta!
Në të gjejme,kronike e perkufizim, informacion dhe analize, komparativizem e globalizem, emra te pervecem te filozofise boterore me doktrinat e tyre si kandil i ndezur ne ujdhesen shqiptare,lider politike e politika si mendesi te konkretizuara nga partite, tipare e karakteristika, procese intelektuale e perfundime që e shkoqison “ ngerçin” e bëjnë atë trasparent, te perballueshem sipas metodologjisë që nuk e negocion lirine dhe te drejten e mbi të gjitha me urinë e atij që nuk ngopet kurre duke bashkebiseduar me Aristotelin,Emilie Durkheim, Max Weber, Raimon Aron, Robert Merton, Samuel Huntington e shume vellezer ne familjen e tij te mendimtarve !
Por e bukura eshte sa krahas tyre ka shfletuar edhe “ Buxhetin për Qytetarin” , “ Kodin zgjedhor të Republikes së Shqiperise”, “Statutet” e Partisë Demokratike e Socialiste, statistika e raporte te kontrollit te larte te shtetit, dekrete e ligje, vendime e shumëçka tjeter që ka mbushur kohen tonë nepermjet nocioneve shtet, demokraci, tranzicion, sistem, komunikim, trasparence, pjesmarrje, qytetar, zgjidhje e zgjedhje!
Fuga propozon mundjen e tij ( ngerçit) prerjen e nyjes shqiptare)
Ai ofron te gjitha rruget në një udhetim teorik e kulturore aplikativ te pashoq! E kote ta rrefejme misterin e ketij libri nepermjet ketij prezantimi i cili nese ka nje vlere te vetme eshte ajo e lajmesit te nje lexuesi që pas “Problemeve Shqiptare” të Mehdi Frasherit nuk kishte ndeshur diçka te tille , duke qene krejt të ndryshem,per ate qe e shenjojme si realitet shqiptar!
Edhe termeti është një piramide e permbysur me një qender poshte thelle në toke e cila duke dridhur shtrin rrezen dhe nderton bazen e tij tragjike ne siperfaqe! Po keshtu shoqeria i ka lejuar vetes, te ngushtohet e të ngushtohet duke u holluar derisa ka krijuar majen e vet te piramides e cila ka shkatuar një tjeter termet, te vazhdueshem dhe të rende!
Fuga ndyshe nga Luljeta Bozdo flet per strukturen “sizmike” të shoqerisë, duke propozuar nje tjeter strukture lexojeni pikerisht keto dite të hirta!